Gati të gjithë fëmijët lindin me refleksin e thithjes edhe pse ndonjëherë ka fëmijë, të cilët
duhet t’a mësojnë atë. Në këto raste nëna e re duhet të ketë durim dhe të kërkojë ndihmë nga infermierja. Pas disa përpjekjesh, fëmija pa dyshim do të fillojë të thithë në mënyrë të përshtatshme.
Ushqimi me gji është më i miri!
Në gjashtë muajt e parë, nevojat e fëmijës për ushqim me gji, plotësohen nga qumështi i gjirit të nënës (ose qumështi pluhur, kur nëna nuk ka qumësht për fëmijën e saj). Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të ushqyerit me gji. Qumështi i nënës i jep imunitet fëmijës kundër shumë sëmundjeve, është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ka yndyrë, përmbajtje karbohidratesh për të përmbushur nevojat e të porsalindurit. Por i porsalinduri dalëngadalë e përgatit veten për të provuar diçka të re. Pas gjashtë muajve të parë të jetës, fëmija do të jetë i gatshëm për të provuar ushqimin e ri, duke filluar nga lëngjet dhe ushqimet e buta.
Këshilla rreth të ushqyerit
Filioni t’a ushqeni fëmijën tuaj menjëhere pas lindjes. Kjo do të ndihmojë që trupi juaj të prodhojë sasinë e mjaftueshme të qumësntit, për të përmbushur nevojat e fëmijës që nga fillimi.
Nuk ka mënyrë më të mirë për të stimuluar prodhimin e qumështit sesa të ushqyerit e shpeshtë.
Ushqejeni fëmijën tuaj aq herë sa të ketë nevojë. Gjatë muajve të parë, fëmija ka nevojë të thithë më shpesh - çdo 1.5 - 2 orë.
Pas njëfarë kohe ju mund t’ia ndryshoni fëmijës suaj intervalet e të ushqyerit gjatë natës, por ato nuk duhet të zgjasin më shumë se 6 orë.
Ekzistojnë tri pika kohore pas lindjes së fëmijës suaj, kur nevoja për t’u ushqyer mund të rritet papritmas: pas 3 ditësh, 6 javësh dhe 6 muajsh të jetës së tij.
Mos u shqetësoni, këto janë ndryshime të natyrshme të zhvillimit dhe trupit tuaj do t’i nevojiten disa ditë që të përshtasë prodhimin e qumështit me nevojat gjithmonë e në rritje të fëmijës suaj.
KËSHILLA
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qumështi i nënës duhet të jetë ushqimi i vetëm i fëmijës gjatë 6 muajve të parë të jetës së tij. Por ju nuk duhet ta ndaloni të ushqyerit me gji edhe pas kësaj periudhe kohore. Të ushqyerit me gji gjatë ajë harku kohor prej një viti do të sjellë mjaft rezultate të dobishme.
Ky artikull u mundësua nga Mjekesia.Net dhe Pampers