C’eshte tuberkulozi (TB)?
TB eshte nje semundje infektive qe prek vecanerisht mushkerite,por edhe organe te tjera si:kockat dhe artikulacionet,nyjet limfatike,trurin dhe palcen kurrizore,syrin,lekuren etj.
Aktualisht TB eshte problem i madh i shendetit, me rreth 8 milion njerez qe infektohen, dhe rreth 2-3 milon njerez qe vdesin cdo vit nga kjo semundje.
Kur kjo semundje kurohet rregullisht ajo eshte plotesisht e sherueshme/
Si infektohesh nga TB?
Semudja transmetohet kryesisht me ane te ajrit kur i semuri me TB kollitet,teshtitet ose gjate frymemarrjes. Gjithashtu semundja perhapet dhe me rruge digjestive si p.sh nga perdorimi i qumeshtit te lopes te semure me TB.
Kush semuret me shume nga TB?
-Personat qe banojne dhe kane kontakt te afert me te semure me TB
-Femijet qe kane kontakt me te semuret me TB
-Persona qe vuajne nga semundje si diabet,ulcer stomaku dhe disa semundje te tjera kronike,te cilat ulin rezistencen e organizmit te njeriut ndaj mikrobit te TB.
-ALKOLISTET DHE DUHANXHINJTE.
-Kushdo mund te semuret nga TB sepse mikrobi merret kryesisht nepermjet ajrit.
-TB nuk eshte semundje e trashegueshme.
Shenjat e Tuberkulozit
-Kolla,vecanerisht kola qe zgjat me shume se tre jave.
-temperature,zakonisht jo e larte 37-38 grade C.
-Djersitje,vecanerisht naten.
-Humbje oreksi.
-Dhimbje gjoksi.
-Renie ne peshe.
-Ne raste me te avancuara te semundjes kolla eshte me gelbaze me rrema gjaku.
Si te ruhemi nga Tuberkulozi?
Mjekimi i mire i te semurit me TB eshte mbrojtja me e mire nga TB.
N.q.s. i semuri ka shenjat e permendura me lart duhet te vizitohet menjehere tek mjeku.
N.q.s. ka njeri te semure ne familje apo ne vendin e punes me TB duhet te konsultoheni menjehere me mjekun.
Femijet deri ne 10 vjec qe jane ne kontakt me te semure me TB duhet te kontrollohen ne dispanserine e semundjeve te mushkerive.
Mjekimi i Tuberkulozit
Mjekimi duhet te behet nen kujdesin e mjekut pneumolog.
Mjekimi zgjat te pakten 6 muaj.
N.q.s mjekimi nderpritet para 6 muajsh semundja e TB mund te behet kronike ose dhe e pasherueshme.
TB eshte semundje e sherueshme dhe nuk le asnje pasoje n.q.s mjekohet mire.
Mjekimi I TB eshte falas dhe merret ne dispanserite e semundjeve te mushkerive.
7 June , 2007 ne 10:24 am
pershendetje!nese i semuri me TB sherohet ne menyr te rregullt ne koh te rregullt a len ndoni pasoj ne organizem?dhe nese po qa?alen lodhje te metutjeshme a po ndoni pasoj tjeter qe epengon jeten si jet normale!?pa mar parasysh moshen 17 apo 76 vjeqare ju faleminderit!
11 June , 2007 ne 12:32 pm
TB megjithese eshte nje semundje ngjitese mund te kurohet plotesisht dhe pa pasoja neqoftese i semuri do te paraqitet tek mjeku sa me heret qe te jete e mundur. Shenjat e para te semundjes se tuberkulozit jane kolla,temperatura,lodhja, dobesia etj. Vizita tek mjeku do te percaktoje ne se keto ankesa vijne nga semundja e TB ose jo.
31 January , 2008 ne 11:26 pm
Nje pacient vuan nga perikarditi eksudativ ne analiza te pergjithshme nuk ka ndonje patologji perpos diabetit,mirepo origjina e likidit ne perikard nuk eshte verifikuar a mund qe ky likid te jete pasoj e Tbc. qe pacienti shum vite me heret e ka kaluar por qe tani nuk ka shenja te Tbc. edhe ne ekzaminime te bera.Si mund te dg.i semuari pasi qe dy vite ka pengesa ne frymarrje si pasoj e keti likidi ne peikard.Perikardiocenteza nuk i eshte bere per shkak te rrezikut te qrregullimeve te mundshme dhe te moshes se pacientit.faleminderit
10 April , 2008 ne 4:39 pm
Dua ta di se qfar terapie ordinohet per sherimin e tuberkulozit,cilat barna jepen dhe a ekzoston mundesia qe TB te paraqitet per here te dyte ?
19 June , 2008 ne 9:17 pm
desha ta baj nje pyetje
jam me profesion teknik me profesion
si asht e munder riaktivizimi i tbc pas nje viti dhe e dij qe asht me i rrezikshum mirpo a mund te ket sherim te plot
faliminderit
30 June , 2008 ne 11:44 am
1. Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë.
2. Zakonisht është josimptomatik.
3. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara (kompleksi Ghon).
Tuberkulozi dytësor
1. Prek lobet e sipërme sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni.
2. Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi.
3. Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.
Tuberkulozi miliar
1. Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut; preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet.
2. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.
3. Sindromat klasike:
* a. Sëmundja Pott: tuberkuloz i vertebrave; shkakton frakturë kompresive (shtypje) të një ose disa vertebrave.
* b. Scrofula: limfadenopati cervikale e theksuar e shkaktuar nga bacili i tuberkulozit.
* c. Bacili i tuberkulozit shkakton edhe gastroenterit dhe kolit me diare të theksuar.
Diagnoza
1. Prova Mantoux (PPD) konsiderohet pozitive nëse:
* a. Në vendin e injektimit, pas 48 orësh gunga është mbi 15 mm.
* b. Në njerëzit që janë në rrezik infektimi nga TB (te ky grup përfshihen edhe mjekët dhe studentët e mjekësisë), gunga është mbi 10 mm.
* c. Në njerëzit që janë të infektuar nga virusi HIV ose në ata që kanë kontakt me të sëmurët me tuberkuloz, gunga është mbi 5 mm.
2. Prova Mantoux negative nuk e përjashton mundësinë e tuberkulozit:
* a. Pacienti mund të jetë anergjik (gjë jo e rrallë në pacientët me SIDA-AIDS); injeksioni i njëkohshëm i një kontrolli ndihmon për zbulimin e anergjisë.
* b. Edhe nqs pacienti nuk është anergjik, në 50% të rasteve të TB të diseminuar, në momentin e paraqitjes te mjeku prova Mantoux mund të jetë negative (dhe bëhet pozitive më pas).
3. Grafia e gjoksit:
* a. Mund të shihet kompleksi Ghon.
* b. Mund të shihen kavitete e nodula, sidomos në apeks të mushkërisë.
4. Kultura e sputumit:
* a. Merren 3 kampionë sputumi, në 3 ditë të njëpasnjëshme, në mëngjes.
* b. Analiza mikroskopike (ngjyrosje me metodën Ziehl-Nielsen) mund ta vendosë diagnozën shpejt e shpejt, por ka sensitivitet të ulët.
* c. Kultura ka sensitivitet më të lartë, por do 6-8 javë.
* d. Materiali gjenetik i bacilit mund të zbulohet shpejt me PCR dhe me sonda ADN-je (DNA probe).
5. Biopsia e mëlçisë bëhet nëse dyshohet TB miliar.
Trajtimi
1. Profilaksia:
* a. Në USA rekomandohet që t’i bëhet profilaksi me izoniazid për 1 vit të gjithë atyre që bëhen Mantoux pozitivë nën moshën 35 vjeç.
* b. Izoniazidi është hepatotoksik; mbi 35 vjeç i jepet izoniazid vetëm atyre që janë në shumë rrezik infektimi (atyre që kanë HIV, mangësi imune, kontakt të afërt me të sëmurët me TB).
2. Tuberkulozi aktiv.
* a. Përdoret kombinim barnash:(i) rifampin; (ii) isoniazid; (iii) pyrazinamide; (iv) ethambutol; (v) streptomycin.
* b. Rifampina, izoniazidi, dhe pirazinamidi janë që të treja barna hepatotoksike.
* c. Izoniazidi shkakton neuropati; ethambutoli shkakton neurit optik; streptomicina si gjithë aminoglukozidet shkakton ototoksicitet dhe dëmtim të veshkave.