FAQJA KRYESORE

Stomatitet janë inflamacione të mukozës së gojës ndersa gjingjiviti ështe inflamacion vetëm i mishrave të dhëmbeve.
Stomatitet shkatohen nga mikrobë virulentë që hyjnë në gojë nga jashtë ose me anën e gjakut, ose mikrobe saprofitë që gjenden zakonisht në kavitetin e gojes dhe që virulentohen si pasoje e dobësimit të mekanizmave mbrojtës të organizmit. Këto mikrobë janë zakonisht streptokoket. Këto infeksione favorizohen nga disa faktorë lokalë dhe te pergjithshem si;
-dëmtimi mekanik i mukozës (tartar, trauma gjatë përtypjes, proteza, etj.),
-lëndë antiseptike irituese,
-ndryshimi të flores bakteriale nga përdorimi i antibiotikeve,
-çrregullime te daljes së dhëmbëve të syrit,
-sëmundje infektive,
-avitaminoza B, PP, C, çrregullime endokrine,
-sëmundje të gjakut, të metabolizmit, sëmundje kronike dobësuese dhe intoksikime ekzogjene, medikamentoze, profesionale, aksidentale (ar, zhivë, etj.).
Diagnoza shpesh është e vështirë për arësye të ndryshme. Së pari duhet të kërkohen lezionet mukoze karakteristike për semundjet e ndryshme: eritemë e thjeshtë ; eritema me erozione; eritemë me hemoragji difuze; ulçerime; vezikula; afta; gangrenë.

Stomatiti  vezikular
herpesi.jpgHerpesi viral që lokalizohet kryesisht në buzë, disa herë edhe në gjingjivat shoqërohet nga shenjat e përgjithshme të infeksionit akut (pneumonia, menengiti, gripi, semundjet e të ftohurit, etj.).
Ne mukoze formohen fshikëza të vogla me lëng seroz që çahen dhe bashkohen në formë ulçerimi të mbuluar me kore.
Mjekohet me antibiotikë dhe shpëlarje, gjithashtu rekomandohet marrja e vitaminës B1.

Stomatiti  aftoz
afta.jpgAfta është një vezikulë e mbushur me një lëng të bardhë që, pas çarjes, ulçerohet me një fund ngjyre gri.
Simptomat janë: dhëmbje djegëse, shumë të bezdisshme; zakonisht formohen 1-2 afte, që lokalizohen në fornikset gjingjivale. Vazhdojne 5-6 dite. Dalin prapë në të njejtin vend pas disa muajsh.

10 PERSONA KANE PASUR PYETJE, KOMENTE APO SUGJERIME. PO TI?

  1. Vasilika thote:

    Me konkretisht.Kur konsiderohet normal, si moshe , renia e dhembeve te perkohshem te femijet . Kam nje djale , i cili eshte 8 vjec e 2 muaj dhe i kane rene vetem 3 dhembe. A eshte normale kjo situate?

  2. Vasilika thote:

    kerkoj informacion ne lidhje me bimen pulmonarja officinale

  3. niku thote:

    pershendetje kam nje pyetje per ju si mund ta sherojm ket semunje stomatiti aftoz. faliminderit

  4. enes thote:

    Une si djal i gjimnazit kjo faqe me ka len mbresa shum esht hera e par qe e vizitoj.nuk besoj qe te jet hera e fundit.
    Une ne te ardhmen kam deshir te behem nje stomatolog por kam deshir me shum informacion per stomatologjin a ka munsi me kete adresen timen te me dergoni me shum informacion apo edhe te vendosni ne webfaqen tuaj te dergoni

  5. dr.shukrije feka thote:

    VASILIKA konsultohuni me pediatrin,nese shendeti i pergjithshem eshte mire,mos u brengosni.NIKU,stom.aftoz sherohet duke heq shkaqet fizike e psiqike te lodhjes si dhe aplikimi i gentiana violet 1 perqind,hidrogjen 3 perqind si dhe vitamina te B kompex.Gjithashtu nese ka edhe infeksion mykotik duhet perdore pika nystatin,por edhe antibiotik.ANALIZAT EPERGJITHSHME JANE TE DOMOSDOSHME

  6. LEART thote:

    KAM PROBLEME ME KURRIZ A OSHT I PREFERUSHUM KOSMEDISKU PER MU

  7. meti thote:

    pershndetje me vjen mir qekni ber ket faqe hera par qe hy ne key web faqe …. me te veretet shum mir sukses teper mir

  8. adelina thote:

    kam problem me shtyppjen {tensionin}por e kam trashigimi ama pop kam probleme me sjellimnnkokodhembeje dh ndonjeher 2 hwer me ka ndodh humbjae vetedijes ju lutem konsultone

  9. dr.dardani thote:

    adelina,nga emir dukeni e re ne msohe te keni prolbme me shtypje,po ne anen tjeter kur thuhet problem me shtypjen e gjakut duhet te dihen edhe vlerat e shtypjes ose tensjonit,te preferoj te konsultohesh me nje internist per me shume mbase thua se ke pas problme tjera falemiderit per mirkuptim

  10. Labinot Haxhiu thote:

    pyetje ndoshta nuk do te kisha por do te doja te me ndihmonit diqka me shumm rreth stomatoligjis … ku mund te gjej ligjerata te ndryshme apo diqka tjeter ?… ktu keni ju ama do te doja diqka me shumm rreth ksaj lemije , sepse tani jam nxenes ne shkoll te mesme , dhe do te doja te pregatitesha per provim pranus ne stomatoligji ne fakultet . nese me ndihmoni do te jem mirnjohes .. por prap se prap edhe me kto u jam mirenjohes ..

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.