FAQJA KRYESORE

Kohet e fundit qelizat staminale kane qene ne plan te pare ne kerkimet shkencore.Nderkohe qeliza staminale te marra nga organizma te rritur dhe nga kordoni ombelikal jane perdorur per te trajtuar disa semundje imunologjike dhe te qelizave te gjakut,por fusha e veprimit te tyre ishte shume e ngushte.Keshtu qe vemendja e shkencetareve u kthye tek qelizat pluripotente nga te cilat mund te derivonin te gjithe qelizat e nje organizmi.Nje event historik ishte lindja e deles dolly(5 korrik 1996) nga klonimi.Kjo tregonte se berthama e qelizes donatore mund te riprogramohej nga veza marrese.Pra duhet te kete disa faktore ne citoplazmen e vezes qe induktojne totipotencen.Gjate zhvillimit te embrionit ne stadin e blastocistit(50-150 qeliza) masa qelizore e brendshme eshte e pergjegjshme per krijimin e te gjithave llojeve te qelizave te trupit te njeriut.Keto quhen qeliza staminale embrionale dhe ne teori mund te perdoren per te trajtuar shume semundje.Problemi i pare qe pengon eshte bioetika,sepse ne kete stad embrioni konsiderohet si organizem.Problem tjeter eshte ineficenza e procesit;kerkohet nje numer shume i madh vezesh per te arritur nje rast klonimi.Ne gusht te vitit 2006 grupi kerkimor i ”advanced cell technology” deklaroi se kishte gjetur nje menyre per te ekstraktuar qeliza nga embrioni pa e demtuar ate,por experimentet ne qelizat njerezore nuk jane kryer.

Pas ketyre perpjekjeve nje ide gjeniale ishte ajo e shkencetarit japonez Yamanaka qe ndoqi rrugen e anasjellte;Dijme qe nga qelizat pluripotente te embrionit derivojne te gjithe qelizat e trupit,por a mund te ndodhe e kunderta?Pra te prodhojme nje qelize staminale nga nje qelize normale e trupit tone!!!!

Kjo u be realitet ne nentor 2007 nga grupi kerkimor i Yamanakes qe pas experimenteve me minjte arriti te transformonte fibroblastat njerezore ne qeliza staminale.Ja detajet e ketij procesi:

Sic permenda me pare per te induktuar pluripotencen jane te nevojshem disa faktore apo gjene.Eksperimentalisht Yamanaka gjeti qe ‘’sox-2”,”oct-4”,”c-myc”,”Klf-4” jane faktoret protagoniste.Me ane te nje trasfeksioni retroviral futi keto gjene ne fibroblastat humane dhe me ndihmen e gjenit ”nanog” identifikoi qelizat staminale pluripotente.Keto qeliza quhen IPSC(induced pluripotent stem cells).

Ky hap gjigant ne kete fushe do te hape shume dyer te reja ne zbatimet klinike per trajtimin e shume semundjeve degradative.

Nje rezyme e shpejte se si i perdorim qelizat staminale per kurim:

Se pari dua te permend se perdorim tekniken e klonimit terapeutik,do te thote qe perdorim qelizat e pacientit per kurim(pasi i kemi kthyer ne staminale)dhe nje avantazh i madh eshte se nuk shfaqet refuzimi imunologjik nga organizmi(sepse nuk eshte nje trup i huaj por vete qeliza e tij).Pasi kemi identifikuar gjenin difektoz bejme korrigjimin e tij me ane te nje rikombinimi homolog(duke perdorur vektore virale psh.).Qelizat e korrigjuara trasplantohen ne sitin e degraduar ku fillojne proliferimin normal me pasoje zhdukjen e simptomave te semundjes.

“MedAb”-Albanian Medical Journal

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.


www.mjeksia.net on Facebook

Adriadent on Facebook




Shpërndaje
Follow us on Twitter