Gjate dhjetëvjeçarëve të fundit mbishëndoshja është shpeshtuar së tepërmi thuajse kudo në botë. Më shumë se 1 miliard njërës në botë janë sot me mbipeshë trupore, nga të cilët 300 milion të dhjamosur rëndë. Në Evropë nga viti 1980 e këtej numri i njerëzve obez është rritur 3 herë. Alarmi është se ai po rritet edhe tek fëmijët. Nga viti 1970 numri i të rinjve dhe fëmijëve obezë ose me peshë të tepërt trupore në Evropë është rritur 10 herë. Obeziteti përbën tashmë epideminë më të re që po pushton heshturazi pandalshmerisht planetin. Prandaj e quajnë ndryshe “GLOBEZITET”. Prej padijes, nënvlerësimit, naivitetit shëndetësor dhe pasivitetit shoqëror po shtohen me ritme te frikshme bashkë me të, problemet shëndetësore dhe shoqërore që ai krijon.
Dantja e pat perceptuar grykësinë si ”mëkat” dhe”e pat dënuar” atë në një nga rrethet e tij te ferrit. Por a e pati parashikuar ai që kjo dobësi njerëzore në dukje e pafajshme, të merrte dhjetëra shekuj pas tij, përmasat e një suicidi të heshtur të tillë gjigant të njerëzimit?
Paradokset e dhjamosjes
Varfëria, paaftësia dhe padija për të zgjedhur dhe për të blerë, ushqimet e duhura, të mira për shëndetin, kanë krijuar një lloj të ri kequshqyerje e cila nuk lidhet aq me sasinë e ushqimit të konsumuar, se sa me cilësinë e tij, me përbërjen, gatimin, ofrimin, shit -blerjen, reklamimin, përzgjedhjen dhe preferencat e reja të ushqimit dhe kalorazhin e lartë.Veçanërisht në shtresat e varfra dhe në grupet e defavorizuara të popullsisë është shtuar ndjeshëm konsumi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe yndyrna shtazore të cilat janë me te lira si çmim, por fatkeqësisht janë dëmtuese për shëndetin.
Për pasojë obeziteti, dikur frikë kryesisht e të pasurve, po shtrin putrat e tij tani edhe në territoret e vendeve të varfra shume milionëshe.
Tregu i lire dhe obeziteti
Ushqimi i njerëzve ndikohet nga të ardhurat mesatare, produksioni ushqimor, furnizimi, shpërndarja, tregtimi, reklamimi dhe konsumimi i tyre. Demokratizimi dhe tregu i lirë falë ndryshimeve madhore ekonomiko - shoqërore në botë mundësuan rritjen e produktivitetit, shkëmbimin e lirë, globalizimin e biznesit ushqimor dhe kulinar dhe furnizimin me ushqime të shumëllojshme,. Veç kënaqësive, ato krijuan rreziqe të reja për shëndetin e njerëzve si konsumimin e tepërt të disa ushqimeve potencialisht të rrezikshme për shëndetin veçanërisht ato të parapërgatitura, të industralizura, të superkoncentruara me sheqer, yndyrna shtazore, alkool dhe në tërësi me kalorazh shumë të lartë.
Tregu i lire dhe reklamimi krijojne preferenca të reja dietetike ushqimore të popullatës sidomos në qytet. Ushqimet natyrale me produkte të freskëta, zarzavate, fruta, fibra, bukë të zezë, qumësht dhe produktet tradicionale të tij po lihen pas dore, si “demodé”. Në vend të tyre ushqimi i industrializuar, më shpesh i importuar, i gatshëm , gjysmë i gatshëm (Fast Food, Sandviç, Mac Donald Doner, Coca Cola, Fanta, Çokollata, dhe pijet alkoolike te forta) me shije të reja por me kalorazh tepër të lartë dhe përbërje ushqimore kryesisht yndyrore, sheqerore dhe alkoolike kane pushtuar tregun dhe tryezat. .Bashkë me to po spostohet gradualisht dhe vendi i ngrënies: nga ai tradicional familjar shtëpiak në atë “me shoqëri” në lokal. Edhe tradita e marrjes së ushqimit nga shtëpia me vete në çantë për ta konsumuar gjatë pushimit të drekës në punë ose në shkollë, po zëvendësohet me blerjen e tij të gatshëm nëpër kioska, pika shitje ambulante apo automate të vendosura kudo në qendra pune ose shkolla.
Një rrjet i panumërt restorantesh, baresh, qebaptoresh, pastiçeri në tezga, kioska apo lokale super luksoze kanë mbirë kudo, në rrugë, shkolla, qendra pune dhe banimi. Fale globalizmit ushqimet e kuzhina te huaja kineze, indiane, meksikane, orientale, picat italiane e suflket greke kane kapercyer kufijt e shteteve dhe po konkurojne kudo me ato tradicionalet lokale.
Të gjitha së bashku kanë krijuar “BUM” ushqimor dhe kalorik të paparë që i tërheq njerëzit me kënaqësitë dhe shijet e reja gastronomike dhe kulinare aq të lakmuara, por të paplotësuara dot ndonjëherë.më parë
Rrezikun e dytë sinergjist me të parin e përbën rehatia fizike. Një stil i ri jetese po përhapet i karakterizuar me aktivitete fizike dhe veprimtari muskulore të pakësuar. Ai është pasojë e urbanizmit, shpërnguljes masive nga fshati në qytet, automobilizmit, që zëvendësoi ecjet e dikurshme me këmbë ose biçikletë , ashensorëve, në vend të ngjitjeve të shkalleve në këmbë, qëndrimit të stërzgjatur përpara TV, kompjuterëve, pra pasivitet, në vend të lëvizjeve aktive, sporteve dhe punës së mëparshme të lodhshme muskulore fizike.
.
..
Ku është e keqja?
E keqja është se ushqimi nuk është si ajri i frymëmarrjes. Organizmi gjatë frymëmarrjes merr dhe mban vetëm aq ajër sa i duhet, tepricën e nxjerr. Me ushqimin nuk ndodh kështu. Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Ky është mekanizëm fiziologjik mbrojtës i organizmit për ti përdorur rezervat në rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Ky formohet nga kaloritë e tepërta të ushqimit dhe nga mos lëvizja, nga mbi ushqyerja dhe mos djegia prej trupit të kalorive të marra me ushqim. Depozitimi, ndonese me synim pozitiv kur shtohet progresivisht, se tepermi deri në obezitet kthehet, për fat të keq me kohë në një rrezik si “bombë me sahat” e heshtur brenda organizmit
E keqja e obezitetit nuk është vetem estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike: Bilanci i mbrapshtive të tilla të tij ne bote është i madh: 600 milion njërëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike te zemrës e të arterieve të trurit.
Nëpërmjet sëmundjeve të mësipërme u raportuan se vetëm në vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milion njerëzve : 7 milion prej sëmundjes ishemike të zemrës, 5 milion aksidentet vaskulare të trurit, 7 milion nga hipertensioni, 7 milion kanceri, 4 milion të vdekur në vit i atribuohen diabetit, 4.4 hiper kolestrolit. Cilat luftëra, epidemi apo katastrofa natyrale i kanë shkaktuar njerëzimit kasaphanë më të madhe se kjo? Shtojmë këtu edhe barrën financiare dhe psiko-emocionale të lidhur me diagnostikimin dhe mjekimin e tyre e cila është kolosale për pacientët dhe familjet e tyre, si në rrafshin individual, ashtu edhe atë shoqëror. Shpenzimet janë në rritje deri në nivele të papërballueshme si në vendet perëndimore të përparuara, ashtu edhe ne vendet ne zhvillim.
Të mos ndalosh një të keqe të evitueshme është faj
Dëmet e paralajmëruara të obezitetit nuk janë kurrsesi fatale. Përkundrazi janë në një masë të madhe të evitueshme. Mbi 80 % e sëmundjeve ishemike të zemrës, 90 % e diabetit të të rriturve dhe një treta e numrit të sëmurëve me kancer, pra edhe te rasteve të vdekjeve ose vuajtjeve të lidhura me to, është vërtetuar se mund të parandalohen. Duhen për këto vetëm tre masa të thjeshta, jo të kushtueshme dhe të realizueshme kudo: dietë ushqimore, aktivitet i përditshëm fizik dhe mospirje ose ndalim i duhanit.
Koordinimi i munguar
Dihet qe ushqimi i popullatës , është produkt shumë sektorial: i bujqësisë, transportit, tregtisë, kultures , edukimit, medias dhe natyrisht shëndetësisë.
Është pikërisht ky koordinim midis sektorial që është shndërruar tani në prioritet si për OBSH ashtu edhe FAO - n, të cilat po punojnë për një strategji të përbashkët në mbrojtjen e njerëzve nga obeziteti dhe ushqimi jo i shëndetshëm. Një workshop në vitin 2004 në Kubë inicioi bashkëpunimin e këtyre dy organizatave nderkombtare në një program të përbashkët bashkëpunimi dhe marrëveshje për shëndetin. Ne sinergji me nje “Platforme Evropiane veprimi per Dieten , Aktivitetin Fizik dhe Shendetin” si edhe nje politike e perbashket bujqesore eshte formuluar dhe po zbatohet nga BE
Një rezolute dhe strategji e re shprese për ushqimin e popullatës
Ishte perseri OBSH e para që me raportin e saj të vitit 2002 “Strategjia globale për dietën, veprimtarinë fizike dhe shëndetin” reagoi fuqishëm ndaj shtimit të rreziqeve për shëndetin dhe të sëmundshmërisë kronike të lidhur me to.
Ajo rekomandoi 6 drejtime strategjike për kontrollin, minimizimin dhe parandalimin e tyre.
Përdorimi sa më i shumte në ushqimin e përditshëm të popullatës i zarzavateve, dhe
frutave te fresketa (minimum 400 gr në ditë ) dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë fibre;
Promovim i veprimtarisë së përditshme fizike,( minimum 30 minuta ecje në ditë) ;
Minimizim i konsumit të yndyrnave shtazore në raport me ato me origjinë bimore;
Kufizimin e produkteve ushqimore me përmbajte të lartë të yndyrnave , kripërave dhe
sheqernave të lira;
Mbajtjen e peshës trupore në shifra optimale, evitimin e shtimit në peshë;
Mospirjen ose ndërprerjen e duhanit.
“Njerez ju dua : reagoni . “Eshte ende koha. Eshte mbi te gjitha ne doren tuaj, te secilit individ , te familjeve tuaja , dhe bashkesive ku jetoni te bashkepunoni aktivisht per te ndalur apo jo vepren vrastare te kesaj epidemie te re te shekullit 21.
14 July , 2007 ne 8:44 am
per ti ikur rrezikut nga mbipesha mengjezin e marrim vet,dreken e ndajm me mikun e darken ia japim armikut
26 August , 2007 ne 9:14 am
jam 15 vjece dhe peshoj 67 kg cfar duhet te bej
27 December , 2007 ne 3:35 pm
hmm une personalisht nuk e kam penges peshen(perkundrazi jam nen pesh normale)
un jam nxense e mjeksis Nutrucion dhe fitnes! dhe kam meshuar pak a shum per mbipeshen!
e gjitha qe dua te them eshete se me ushtrime dhe nje diet te mir mund te hiqni dhjamosjen!
ashtu se si e keni krijuar keni mundesin edhe ta largoni!
personat qe kan pesh shum te madhe nuk eshte e preferume me bo ushtrime por vetem te ecni! ne ndonje vend me ajr te paster (shetitja neper qytet nuk ju ndihmon ne heqjen e peshes)
gjithashtu mos mbani ju lutna dieta te rrepta duke mbajtur veten pa asnje ushqim se me ket rast e demtoni veten dyfish!
me te mira
Prof dr:Isuf Kalo Faliminderit per spjegimet …….
15 May , 2008 ne 1:53 pm
per te ju shmangur mbi peshes eshte me rendesi koordinimii menyres se te ushqyerit dhe aktivitetit fizike keto dyja jane lidheshmeri me njera tjetren ai ose ajo qe deshiron te mbaj diete le ti kombinoj keto dyja gjithesesi