FAQJA KRYESORE

Sipas nje artikulli botuar ne revisten mjekesore “The Lancet Neurology 2007”, llogariten rreth 5.7 milion vdekje shkaktuar nga infarkti ne tru(stroke) per vitin 2005, dhe 87% e tyre kane ndodhur ne shtetet me te ardhura te ulta dhe mesatare (low-income and middle-income). Pa bere asnje lloj nderhyrje, llogaritet te kete nje rritje deri ne 6.5 milion vdekje per vitin 2015 (ne rang global) dhe 7.8 milion ne vitin 2030. Kjo rritje e madhe e infarktit ne tru, sidomos ne shtetet me te ardhura te ulta dhe mesatare, ka bere qe mjeket ne mbare boten te vendosin per nje qellim te perbashket ku synohet nje ulje te pakten 2% te rasteve vjetore duke permiresuar kushtet e parandalimit dhe kurimit. Eksperienca e shteteve me te ardhura te larta ka treguar nje ulje rreth 4% te infarkteve ne tru per moshat 60-69 vjecare si rrjedhoje e permiresimit te nderhyrjeve. Nese kjo zbatohet edhe ne rang boterore do te thote 6.4 milion vdekje me pak qe prej vitit 2005 deri me 2015.
Semundjet e zemres dhe infarkti ne tru jane 2 semundjet me vdekje prurese per moshat mbi 15 vjecare dhe zene vendin e 3-te dhe te 4-t per pasojat e pakurueshme qe lene (disability-adjusted life years) pas HIV/AIDS dhe semundjeve depresive unipolare.
Vetem per moshat 60-vjecare per vitin 2005 ne rang boterore, 13% te rasteve e shkakton infarkti ne tru dhe 38% semundjet kardiovaskulare.
Nder shkaktare kryesor te infarktit mund te permendim; rritjen e moshes- ageing (45-69vjec), semundjet kronike,semundjet kardiovaskulare, perdorimi i cigares, dieta e varfer e cila ben qe njerezit te shtojne mbipeshe (overweight),tensjoni i larte, rritja e kolesteroles ne gjak dhe inaktiviteti fizik.
Ndersa per sa i perket ndalimit te infarktit, arma kryesore mbetet te jete ndalimi primar (primary prevention) si; Permiresimi i dietes, perdorim minimal i kriprave dhe vajrave te ngopur si dhe konsumimi i sa me shume frutave dhe perimeve; lenia e duhanit; kontrollimi i tensjonit dhe i kolesteroles (sidomos pas moshes 45 vjecare); dhe rritja e aktiviteteve fizike. Gjithashtu mjeket keshillojne perdorim te rregullt te aspirines, 1 tablet ne dite, per moshat 35 vjecare e lart. Kurimi me aspirine i infarkteve iskemike ne tru, ul vdekjet rreth 12 persona per 1000 te kuruar dhe tregon permiresim tek 56 per 1000 persona qe e marrin kete kure. Aspirina pengon infarktet me ane te funksjonit antikoagulant qe disponon, ose sic njihet ne popull “Aspirina te hollon gjakun”.
Megjithese receta e parandalimit dihet prej shumices se popullsise, neglizhenca vjen per shkak te mitit te gabuar qe ekziston ne popull; se sumndjet kardiovaskulare dhe infarktet jane semundje te kohes dhe se infarktet ne tru i perkasin moshes 70 vjecare qe sido qe te jete do vdesin se shpejti.
Por nuk duhet haruar se pasojat, vuajtjet dhe demet qe shkaktojne keto semundje jane ne kurriz te personit, familjes dhe shoqerise ku ai jeton.

3 PERSONA KANE PASUR PYETJE, KOMENTE APO SUGJERIME. PO TI?

  1. lenna thote:

    kerkoj nje program per organizmin e njeriut nese ka mundesi ma dergoni ne emailin tim lenna-g@hotmail.com

  2. aldo thote:

    jeni fantastik fare

  3. besart thote:

    ka qene shume e mire ju uroj per kta qe e keni ba,kjo eshte se sa do pak te vetisohen njerezite se si vihet deri te parandalimi i infarktit ne tru.

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.


www.mjeksia.net on Facebook

Adriadent on Facebook




Shpërndaje
Follow us on Twitter