FAQJA KRYESORE

Multiple skleroza (MS) është një sëmundje progresive që mund të shkaktojë paralizë te sistemit nervor qendror (rreth fijeve nervore formohet një strukturë të ngjashme me yndyre dhe keshtu formohen pllaka multifokale.MS eshte semundja me e zakonshme dhe me e shpeshte demyelizante në njerëz. Etiologjia është e panjohur dhe nuk ka shërim deri tani.

Çfare e shkakton sklerozën?

Kjo është një nga sekretet më të mëdha te mjekesise sepse shkaku nuk dihet,nuk dihet trajtimi dhe nuk dihet paraprakisht se kush do kapet nga semundja e MS.

Cilet njerez kap MS?

Ka kaq shumë gjëra që ne nuk dime për MS,por pak a shume mund te thuhet se cilet jane njerezit qe kane me shume risk:


Të rriturit e rinj
Simptomat zakonisht shfaqen në mes të moshës 20-40. Nën moshën 15 dhe 50 vjeç është parë rrallë.

Gratë
Më shpesh shihet te gratë se sa te burrat. Shtatzënia nuk është e lidhur me MS (grate mund të kenë fëmijë). Njerëzit që jetojnë në zonën e klimë të butë jane te kapur me shume.Sa me afer ekuatorit aq me pak eshte risku per tu kapur nga MS

Simptomat jane sh te larmishme ndryshojne nga njeriu ne njeri dhe disa here dhe ne te njejtin njeri ndryshojne simptomat here pas here

Simptomet e MS jane si ne vijim:

• çrregullimet e syve: shikim i dyfishte, ose lëvizje të pavullnetshme te syrit

• pjesërisht ose plotësisht i paralizuar

• dridhje duarsh

• Humbja e kontrollit të fshikëzës dhe zorrëve të trasha

• humbjen e ekuilibrit

• çrregullime ne te folur

• crregullime te koordinimit

• ndjesi shpimi gjilpërash

Simptomet e para janë zakonisht të lehta dhe pa trajtim dhe
zhduken. Por nqs jane te shpeshta dhe te forta eshte e mundur zhvillimi I kesaj semundjeje.

Simptomat ndryshojnë sipas rajonit të sistemit nervor të përfshira qe
tregojnë.

Dy zbulimet e madhe për diagnozën e MS jane:


1. Simptomet e dëmtimit të sistemit nervor

Mpirje ose te dridhura te duarve ose te kembeve ose paralize.

2. Përmirësimet dhe përkeqësimi

Ndryshe nga sëmundje të tjera të sistemit nervor simptomat e MS
mund të fillojne pa asnjë paralajmërim dhe tregojne permisime e perkqesime here pas here.
Shume pak te semure progresojne ne gjendje te avancuar prandaj sduhet qe te depresionohen te semurit pasi dhe stresi eshte nje faktor ne vete.


Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.


www.mjeksia.net on Facebook

Adriadent on Facebook




Shpërndaje
Follow us on Twitter