Mieloma multiple(MM) eshte nje tumor i plazmaqelizave,nje grup i qelizave B i
specializuar ne prodhimin e antitrupave dhe me rol themelor ne imunitetin e nje
individi.Tek pacienti mund te prezantohet me nje larmi formash,nga totalisht
asimptomatike deri ne komplikacione te renda qe kerkojne trajtim te menjehershem.
Simptomat me te zakonshme jane:
Dhimbje e kockave
Fraktura te kockave ne nivele te ndryshme
Shtypje e palces kurrizore
Hiperkalcemi
Insuficence renale
Hiperviskozitet i gjakut
Anemi
Infeksione te ndryshme
Le te shpjegojme tani patofiziologjine e ketyre shenjave qe kerkojne disa njohuri nga
imunologjia dhe fiziologjia per mjekun apo studentin.
Gjithe fillimi i historise ne shumicen e rasteve ka te beje me nje traslokacion
kromozomik midis nje onkogjeni dhe nje gjeni per prodhimin e zinxhirit te rende te
imunoglobulinave.Kjo con ne nje proliferim masiv te qelizave B qe fillojne te shaqin
karakteristika te vecanta dhe te prodhojne proteina difektose.
Prodhimi i tepert i interleukines 6(IL-6) qe eshte nje faktor pro proliferant i qelizave
B eshte bere e njohur qe aktivizon edhe osteoklastet,qeliza te specializuara ne turn-
overin e kockave.Keto te fundit fillojne te degradojne kockat duke shkaktuar dhimbje
dhe fraktura pasi evoluon ne osteoporoze.Nje nga stukturat me te goditura eshte
shtylla kurrizore lombare dhe kjo shkakton edhe shtypje te palces kurrizore ne kete
nivel.Kjo shoqerohet me dhimbje te kurrizit,dobesi,mpirje te ekstremiteteve etj.
Degradimi i kockave shoqerohet me hiperkalcemi sekondare qe paraqitet me
gjumesi,etje,te perziera etj.Rritja e nivelit te kalciumit eshte nje shkak i demtimit te
veshkave.Nje tjeter shkak i insuficences renale eshte prodhimi i tepruar i zinxhireve
te lehte te imunoglobulinave ose sic njihen me emrin proteinat e Bence-Jones te cilat
gjendet edhe ne urinen e pacientit.
Nje nga proteinat qe prodhohet me shumice nga qelizat B dhe qe ne kushte normale
nuk eshte e pranishme eshte paraproteina monoklonale qe rrit viskozitetin e gjakut tej
mase duke krijuar nje rrezik vecanerisht per pacientet me probleme kardiovaskolare.
Hiperprodhimi i plazmaqelizave shkakton ne palcen e kockave nje ulje te eficences se
prodhimit te eritrociteve qe vijon edhe me nje anemi pak a shume te rende dhe qe
mund te jete shkaku kryesor i dobesise dhe lodhjes se pacientit.
Dhe se fundi duke qene qe plazmaqelizat luajne nje rol te rendesishem ne
imunitet,nje defekt ne funksionimin e tyre shoqerohet edhe me infeksione te
ndryshme.Nje nga komplikimet me te zakonshme eshte pneumoniti nga
pneumokoku,por nuk perjashtohet dhe herpesi haemophilus influenzae etj.
Mieloma multiple eshte nje semundje e pakurueshme por kohet e fundit po arrin te
trajtohet per te permisuar kushtet e jeteses dhe per te zgjatur jetegjatesine e
pacientit.
Trajtimet perfshijne transplant te palces,kemioterapi,eritropoietine per
anemine,steroide etj