FAQJA KRYESORE

ta.jpg Tensioni arterial (t.a) eshte presioni qe gjaku ushtron tek muret e eneve te gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes se zemres, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterive,arterioleve, venave dhe kapilareve qe kundershtojne fluksin e gjakut.

Mekanizmat qe rregullojne tensionin e gjakut:
- Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore qe ndodhen ne tru dhe nga shume substanca te tjera ne organizem. Kur , per cfaredo lloj arsye t.a ulet, ne veshke prodhohet renina qe, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon ne angiotensin; kjo e fundit ka nje rol vazongushtues dhe shkakton ngritje te t.a.
-Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjendrat mbiveshkore; aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith uje gjate filtrimit te urines ne veshke, si pasoje e ujit te thithur rritet volumi i gjakut qe kontribuon ne rritjen e t.a.
-Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides(T3 dhe T4) kane efekt hipertensiv.

Vlerat dhe matja e t.a:
Zemra shtyn gjakun ne menyre homogjene dhe pulsante; ne cdo sistole do nxirret nga zemra nje volum i caktuar gjaku e me pas ka nje moment pushimi qe quhet diastole. Gjate diastoles zemra mbushet perseri me gjak per te vazhduar ne sistolen e ciklit te ri.
Kjo menyre e punimit te zemres me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse ne vlerat e t.a kemi nje vlere minimale qe korrespondon me diastolen dhe nje maksimale qe korrespondon me fazen e sistoles.
Metoda me e perdorur per te matur t.a eshe me ane te nje instrumenti qe quhet sfigmomanometer dhe vlerat jane te shprehura ne mmHg.
T.a peson lekundje te medha gjate dites , duke arritur vlera me te ulta ne oret e para te mengjesit. Lekundjet e tjera te t.a varen ga aktiviteti fizik,nga temperatura, dhe tensioni psiqik. Ka edhe lekundje te vlerave te t.a ne baze te seksit dhe moshes.
Ekzistojne dhe raporte shume te ngushta midis t.a dhe dhe semundjeve kardiovaskulare.
Eshte normale nje tension arterial poshte 140 mmHg per presionin sistolik dhe 90 mmHg per presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

HIPERTESIONI ARTERIAL: trajtimi jo medikamentoz.
Trajtimi jo-medikamentoz i hipertensionit arterial (H.A.) mund te perbeje nje mjet te thjeshte per te normalizuar vlerat T.A. tek njerezit me hipertesion te lehte arterial.

Modifikimi i dietes:
Eshte pergjithesisht i pranuar fakti qe zvoglimi i sasise Na+(kripe kuzhine,e perbere nga Na+ dhe Cl-) eshte i dobishem ne njerezit me hipertesion.
Ka rezultuar qe nje diete qe korrespondon me gjysmen e sasise se Na qe eshte prezent ne ushqimin e vendeve te industrializuara mund te ule tensionin arterial maksimal deri ne 6-7 mmHg dhe ate minimal ne 5-6 mmHg.
Problemi me i madh ne aplikimin e uljes se sasise se sodiumit(Na) ne dieten e pacienteve me hipertension arterial eshte veshtiresia e pacienteve per ta pranuar dhe respektuar per kohe te gjate kete lloj diete.
Shtesa e kaliumit (K):
Nje diete e pasur me kalium ka nje rol mbrojtes nga komplikacionet e zemres dhe eneve te gjakut tek hipertensioni. Kaliumi mund te ule vlerat deri 9-10 mmHg per tensionin maksimal dhe 5 mmHG per ate minimal.
Shtesa e magnesiumit
Shtesa e magnesiumitt mund te ule tensionin arterial mesatar deri ne 8-10 mmHg.

Ushtrimet fizike:
Nga aktivitetet fizike te mundshme te tipit dinamik dhe aerobik mund te permendim jogging, vrap, ciklisem, marshim,not, qe perbehen nga levizje te perseritura te shume muskujve me mungese te forcave te resistences.
Stervitja e aplikuar te pakten 3 here ne jave per 30 min ose me shume, eshte ne gjendje te ul tensionin arterial deri ne 5-10 mmHg per maksimumin, dhe 10-15 mmHg per ate minimum.

Zvogelimi i peshes trupore:
Rregullimi i peshes trupore konsiderohet nje mjet efikas dhe pa efekte kolaterale per uljen e vlerave te t.a.
Mund te thuhet se me nje humbje te 1 kg arrihet ulja e e presionit ne1 mmHg. Keshtu qe nje njeri qe eshte 10 kg mbi peshen ideale dhe ka nje presion qe eshte 10 mmHg mbi vlerat optimale, nqs arrin peshen ideale do ti rikthehen edhe vlerat optimale te presionit.

Reduktimi i alkolit:
Nuk ka dyshim qe nje ulje e sasise se alkolit luan nje rol te madh ne kontrollin e vlerave te tensionit tek njerezit qe normalisht perdorin alkol.

Perdorimi i kafeines dhe nikotines:
Perdorimi i kafeines mund te shkaktoje rrahje te shpeshta te zemres dhe nje rritje te perkohshme te t.a. Kerkime per perdorimin kronik te kafeines nuk kane gjetur ndonje lidhje midis perdorimit te kafese dhe vlerave te t.a. Efekti favorizues i duhanit ne arterioskleroze eshte dokumentuar tek vdekjet per kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale tek duhanpiresit e medhenj.
Ndalimi i duhanit , pavaresisht nga efektet mbi t.a. zvogelojne rrezikun kardiovaskular tek pazientet me hipertension. Numri i madh i te semureve me hipertension tek duhanpiresit sugjeron nje rol te rendesishem te duhanit tek kjo lloj semundje.

13 PERSONA KANE PASUR PYETJE, KOMENTE APO SUGJERIME. PO TI?

  1. Endrit thote:

    Pershendetje!
    Te falenderoj per artikullin Juli. Presim edhe artikuj te tjere

  2. Enisa thote:

    Artikulli është shumë interesant por ju lutem a mund të më jepni disa informacione të tjera pë ushqime që përmbajnë kalium?

  3. Juli thote:

    Per Enisen

    Po te shkruaj nje liste me disa nga ushqimet qe kane me shume kalium ne mg/100g p.e;

    1.Salsa domate ketchup –5901
    Caj ( gjethe) — 2160
    Kafe — 2020
    Soia e thare — 1740
    Miell soje — 1660
    Qumesht lope –1650
    Fasule –1478
    Kajsi te thata — 979
    Pjeshke te thata –950

    Pothuaj te gjithe ushqimet permbajne kalium,

    Kaliumi eshte nje nga ionet kryesor te organizmit tone. Djersitja e tepert, diarrea, dhe vjella qe shkaktojne humbje lengjesh mund te prishin dhe ekuilibrin e perqendrimit te kaliumit dhe ioneve te tjera ne gjak.

    Faleminderit!

  4. blerta thote:

    pershendetje shum interesante tema. kisha dasht me e ba nje pytje.
    a ka munsi qe hipertensioni arterial te rritet edhe nga guret ne veshk nese ka munsi pak sqarim faliminderit.

  5. Juli thote:

    per Blerten:
    guret ne veshka ndalojne fluksin e urines dhe favorizojne infeksionet e veshkes,
    hipertensioni artertial mund te jete shkaku ose rezultati i nje semundje veshkore, dhe mund ta perkeqesoj me shume semundjen.
    dhe perderisa veshka eshte organi kryesor qe merr pjese ne rregullimin e presionit arterial, nje mosfunksionim i saj do te sjelle probleme ne rregullimin e presionit.
    pra hipertesioni arterial dhe veshka ndikohen reciprokisht nga njera tjetra, nje mosfunksionim i veshkes shkakton probleme presioni,dhe problemet e presionit perkeqsojne mosfuksionimin e veshkes.

    Faleminderit!

  6. Rexhep thote:

    Juli mund te me shpjegosh pak te lutem mekanismin me cilin hipertensioni mund te shkaktoj iktus edhe si mund te diagnostikohet iktusi ne koke duke pare syrin? Faleminderit

  7. blerta thote:

    pershendetje.deshiroj te di nese nje pacient me hipertension ka marramendje,frymezenie,oshtime ne veshe etj.a largohen keto simptome nese atij i japin vetem nje diuretike psh.furosemid I.V nese eshte urgjent.a duhet dhene edhe diqka tjeter per t`i larguar keto simptome?

  8. kimetja thote:

    kerkoj te di se nese ka nje 50vjeqare hipertension kronik a mund ta zbresin aerobiku apo mund ta keqsoj gjendjen ta ngarkoj punen e zemres.

  9. leodita thote:

    T3 T4 TSH kto analiza me kane dal te ngritura TSH me ka dal 23.2 a osht edhe kjo shkaktare e hipertensionit qe jam 35 vjeqare dhe me tension 150 me 100 dhe 140 me 90 dhe nje levizje e shpejtuare te rrahurave te zemres dhe per nje moment ngadalesohen

  10. juli thote:

    per kimeten:
    ushtrimet fizike pa u sforcuar shume ndikojne ne formimin e eneve te reja te gjakut ne muskuj. kjo rritje ben te mundur qe resistencat periferike qe ushtrojne enet e gjakut te ulen dhe rrjedhimisht te ulet edhe presioni.
    gjithsesi do ju keshilloja qe te beni vizite tek kardiologu i cili mund tju shpjegoj e te hetoj per shkaqet dhe terapine e ketij hipertensioni…

  11. Shpati thote:

    Matja e fundit e tensionit te gjakut tek specilisti u konstatua 145 me 110. Barnat per sherim mu pershkruan: Enap-H te cilat ma ulen tensonin tejmase. E provava poashtu me sygjerimin e mjekut me gjysme tablete por prap kam marramedje. Une vet kalove ne tableta Enalpril 1mg dhe jam me mire por tensioni eshte 95 me 150.
    Kerkoj sqarimet dhe sygjerimet e juaja.

  12. zaki thote:

    hipertensiniper te shpjeguar samelet se kush ash tshkaktar perritjen e tensionit eshte se kush nuk eshte.

    shkaktar kryesor perhipertensionpermoshat e rjea janeproblemet psikike sepse te personae semure nga njeorgan icilie rrit tensionin kursherohene dhetensioniulet.

    nefilim kru personi e ka tensionin e naltsidomos i riu perdoret vitamin bedoksin nese ulet tensionimeket vitamin atereosht problemi i ndonje shqetesim.ushtrimet fizike nuk jane perpersona te cilet vuajne nga hipertensioni organik ose ngapersonate semure nga zemra te ketaeprsona preferohet ecje pangarkese po edheushtriemteaerobikut ku keto ushtrime nuk duhet ta qregullojne rritmine zemres sepsemundte vijderi te gjendja e palakmueshme. te personat me yndyre ne gjake preferohet ushtriemte regullta dhe ecje e shpejt neper vende ku ajri eshte i pastur per arsye se nevojitet ecje30 min sepse vetem meane e ecjes se shpej temund tearijme qetelargpjme yndyren nga trupi . te personat mep robleme te enve nukpreferohet ngarkim i tepert fizike sepsemudn te levize trombi. ushtriemt fizike per personat e semure nuk preferohen pa konsultimin e mjekut.

  13. tina thote:

    A ka mundesi te me thoni dicka rreth tensionit te ulet te gjakut? Cka duhet te perdoret, mendoj cfare ushqimi, ne menyre qe te tensioni te arrije ne normal?
    Falemnderit

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.