FAQJA KRYESORE

higjenaoralee3.jpgSi te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?

Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.

Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?

Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
                Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh.  Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.kalkulus2.jpg
                Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
                Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
               Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale.  Semundjet periodontale ndahen ne dy  lloje  sipas shkalles se zhvillimit te semundjes. 
                                        Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te      shkaktuara nga pllaka dentare.
                                        Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis).  Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.

Higjera rutine e gojes

higjenaoralee2.jpgEshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
                 Larja e dhembeve 
Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes.  Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
                  Filli dentar
Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te  lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar  si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni  dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te  semundjeve te mishit te dhembeve.

Cfare mund te beni tjeter?

Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per  te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
-Ushqehuni me  nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.

Disa pika te tjera te rendesishme

-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.

9 PERSONA KANE PASUR PYETJE, KOMENTE APO SUGJERIME. PO TI?

  1. gresa thote:

    Kam problem me mishin e dhembeve nje kohe te gjat
    eshte i skuqur dhe shpeshher kam edhe dhembje.Qdo her pas pastrimit te dhembeve kam kapak gjak edhe rreth dhembeve kam gureza.Skam qen asnjeher te mjeku per ket.Ju lutem a keni ndonje kshill te ma tregoni se qfar te bej.
    Ju faleminderit.

  2. shpend thaqi thote:

    Pershendetje gresa. Per ta evituar kete problem qe ju brengos ju lutem kontaktoni me dentistin tuaj. Dentisti e ben largimin e gurezave me mjete adekuate gjithashtu edhe zbardhimin sadopak te dhembeve, perndryshe me keqardhje por mund te hasni ne probleme siq eshte semundjet e mishit te dhembeve, prishja e dhembeve po ashtu era e keqe e gojes. ju lutem per mirkuptim.

  3. valdrin thote:

    Pershendetje nuk kame ndonje problem specifik sa i perkete dhembeve por kerkoj keshille nga ju se cilen paste preferoni per pastrim,zbardhimin e dhembeve,keshilla e juaj eshte e mireseardhur,ju falemderit per mirekuptim.

  4. Shpendi thote:

    Pershendetje i nderuar, me vjen mir qe nuk keni problem me dhemb shpresoj te mos kesh probleme nje koh te gjat. Sa i perket pyetjes se pari kerkoj falje qe nuk kam mundur te pergjigjem me heret, pastrimi i dhembeve behet ne menyre mekanike prandaj pasta nuk ka edhe shum efekt, une personalisht perdori pasten ODOL MED kjo preferohet nga ana ime. Pastrimi i dhembeve behet ne mengjes pas ngrenies dhe ne darke para gjumit 2 here ne dite. Gjithashtu nuk duhet harruar perdorimi i fillit dentar nje here ne dite para gjumit. Faleminderit per besim dhe mirkuptim.

  5. gyltene thote:

    Pershendetje Gyli jam
    Djali im ka probleme me dhemb ,pasi qe jan dal dhembet e perheshem gjysma e edhembeve kan filluar ti prishen edhe pse gjithmon i ka pastruar .disa dhemb ja ka mjekuar nje dentist por pas ni viti prap ka filluar njolla te zeza .tash esht ne moshen 11 vjeqar .te lutem me jep nje sygjerim pasi jam shum e sresuar me duket se shum heret duhet me ja bllombuar dhembet .sygjerimet e juaja i pres.ju faleminderit per mirkuptim

  6. dardani thote:

    gyltene,djali jujaj eshte ne moshen 11 vjeqare, dhe pastrimi i dhembeve duhet te behet gjithsesi edhe duhet te keshilloheni me stomatologun tuja per menyren e pastrimit, ka raste kur dhembet edhe pse pastrohen nuk ka efekt sepse pastrimi duhet te behet ne menyrr te rregullt,mbase eshte fjala per nje femije te moshes 11 vjeq dhe problem te tilla far tregoni ju eshte mire qe te konsultoheni me nje pedodont, specjalist te femijeve dhe shpresoj se do te gjeni zgjedhje per kete problem. faleminderit per mirkuptim

  7. marigona thote:

    po qysh skoom se :S une i kom pastru 1 her dhomt qishtu kom pas qit smundjen e kariesit e tash apet mu kan bo a osht keq apet me i pastru:$ :S apeet

  8. Shpendi thote:

    Pershendetje Marigona. Ne baz komentit tuaj, ju nuk keni problem me karies por me gureza te cilat ngjiten fort ne siperfaqet e dhembeve, largimi i gurezave behet ne qoft se prap eshte ber formimi i tyre, pra duhet prap ta vizitoni dentistin perndryshe mund te keni problem me karies. Ju lutem per mirkuptim.

  9. Fitim thote:

    Pershendetje per ju. Deshiroj te shfaq edhe une ketu nje shqetesim timin permes kesaj faqeje. Ne rastin konkret, rreth problemeve me dhëmbët, ka kohë që një dhëmb është hapur, është dëmtuar dhe ditëve të fundit nganjëherë shkakton edhe dhimbje të lehta, njëkohësisht edhe mund të krijoj një dhibje po qe se gjërat e lëngëta depërtojnë në “gropën” e atij dhëmbi. Një këshillë e juaja do të ishte e mirëseardhur. Ju lutem sinqerisht, po qe se keni kohë mund të më shkruani me disa hapa sugjerues, se çfar të bëj më këtë dhëmb. Me respekt dhe mirëkuptim, ju përshëndes.

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.