26 Komente

Vitet e fundit, lidhjet ndërmjet dietës dhe shëndetit janë bërë gjithnjë e më tepër të qarta. Roli i një diete të keqe raportohet mjaft mirë në shumë sëmundje. Por roli që dieta luan në sëmundjet e mushkërive nuk është kuptuar mjaftueshëm.

Ushqimët Mbrojtëse
Ka prova që disa vitamina dhe lloje ushqimesh duhet të përfshihen në dietën tonë në mënyrë të rregullt për të mbajtur mushkëritë tona aq të shëndetëshme sa është e mundur.

Stresi oksidativ

Shumë sëmundje të mushkërive janë të lidhur me një proces të quajtur stres oksidativ. Stresi oksidativ shfaqet kur niveli i agjentëve oksidues (si tymi i duhanit, ndotja e ajrit dhe infeksionet) është më i lartë se sistemi antioksidant mbrojtës i trupit tonë.

Sëmundjet e mushkërive
Sëmundjet e mushkërive që janë të lidhura me stresin oksidues janë:

* Astma
* Emfizema dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive
* Fibroza cistike
* Pneumonia
* Semundjet intersticiale të mushkërive
* Sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri
* Tuberkulozi

Ngrënja e Ushqimeve të Duhura
Është e rëndësishme të sigurohemi që të gjithë konsumojmë faktorët e duhur dietetik dhe ushqimet që mund të na ndihmojnë për të parandaluar dëmet dhe në mënyrë potenciale të mbrojnë mushkëritë tona nga stresi oksidativ.

Vitaminat antioksiduese
Vitaminat antioksiduese, ashtu si dhe emri e tregon, janë të dobishme për shëndetin e mushkërive. Shembuj të disa burimeve ushqimore të vitaminave të ndryshme antioksiduese janë të treguara më poshtë:
Burime të vitaminave nga ushqimet

* Vitamina C; Agrumet dhe lëngjet e tyre,fruti i kivit, brokolo, piperi jeshil.
* Beta-carotenë: Kajsia, pjepri, mango, karrota, piperi, spinak, patate e ëmbël
* Vitamina E: gruri, drithërat, vaji vegjetal, margarina, bajamja, kikirikët.
* Seleni : Drithërat( në varësi nga përbërja e tokës) produktet shtazore, produktet e detit

Lëndë ushqyese të tjera
Lëndë ushqyese të tjera që janë treguar të dobishme për shëndetin e mushkërive përfshijnë magnesiumin dhe acidet yndyrore omega -3.

Magnesiumi

Magnesiumi është i dobishëm pasi ai luan rol në aktivitetin enzimatik, është i përfshirë në zgjerimin e muskulaturës së lëmuar të rrugëve të ajrit, ndalon disa transmetime nervore dhe ai stabilizon celulat e përfshira në inflamacion. Burimet ushqimore të magneziumit përfshijnë arrat, lajthitë, bajamet, fasulet, bimët bishtajore, drithërat e thata (cerealet), të gjitha llojet e drithërave, karrotat, spinaku dhe produktet e peshkut.

Acidet Yndyrore Omega -3 dhe Omega -6
Acidet yndyrore omega -3 janë të përfshirë në uljen e sintezës së leukotrieneve, në frenimin e sintezës së prostaglandinave E2 dhe rregullimin e rritjes së qelizave malinje. Acidet yndyrore omega-3 mund të gjenden në vajin e peshkut, peshkun dhe frutat e detit, sojën, vajin e farave të lirit dhe zarzavatet me gjethe. Nuk ka aq shumë rëndësi sasia e acideve yndyrore omega -3 se sa raporti i acideve yndyrore omega-6 me omegen- 3.Acidet yndyrore omega-6 gjenden në vajin vegjetal, margarinën, majonezë dhe ushqimet e përpunuara me vaj. Ne duhet të ushqehemi 4 deri 10 herë më shumë me acide yndyrore omega -3 në krahasim më acidët yndyrorë omega -6.

Ushqime të Dëmshme
Nuk ka shumë informacion të vlefshëm mbi ushqimet që kanë një efekt të dëmshëm në mushkëri. Megjithatë, janë një sërë ushqimesh që shkaktojnë sëmundje të tjera dhe këto munden po ashtu të jenë të dëmshme për shëndetin respirator.

Kripa
Dietat e pasura me kripë mund të rrisin rrezikun e astmës ose acarimet në të rriturit më astme. Megjithëse prova për efektin e kripës në funksionin e mushkërive në marrjet e kripës të kontrolluara jo konkretisht është një hap sensibël.
Doza ditore e lejuar e kripës është 5-6 gram.

Acidet Yndyrore
Në 15 vitet e fundit, janë bërë ndryshime në tipet e yndyrës që ne konsumojmë në vendet e zhvilluara. Në vecanti, marrjet tona në ushqime të acideve omega-6 (drithra dhe luledielli) dhe i acideve trans-yndyrore (ushqime të skuqura dhe margarinë) janë rritur, ndërsa marrjet tona të yndyrnave të saturuara( gjalpë dhe sallo) dhe të acideve yndyrore omega -3 (salmon dhe sardele) janë ulur. Ky ndryshim në konsumin e acideve yndyrore mund të luaj një rol në zhvillimin e alergjive tek femijët dhe në rritjen e rrezikut për astma. Prandaj, marrja e acideve yndyrore omega-6 dhe trans-yndyrore duhet të jetë në minimum.

Obeziteti (Dhjamosja)

Nivelet e dhjamosjes janë rritur si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato vende në zhvillim. Dhjamosja mund të rrisë incidencën e astmës dhe hiper-reaktivitetin e rrugëve të ajrit. Per me tëper, në qoftë se dikush është obez atëherë funksioni pulmonar është i ulur. Ulja në peshë mund të përmirësojë simptomat, hiper-reaktivitetin e rrugëve të ajrit dhe funksionin pulmonar.

Shtesat Ushqimore
Disa shtesa ushqimore të zakonshme mund të shkaktojnë acarimin e astmës, përfshirë tartarzinën, glutamatin e monosodiumit (MSG) dhe sulfitet.

Të Përgjithëshme
Në total, në Europë, 14 milion fëmijë janë mbi peshë dhe 3 milion prej tyre janë obezë. Rreth 90% e fëmijëve në Europë hanë më pak se sasia e rekomanduar e frutave dhe e zarzavateve në një ditë.

  1. Emin says:

    Pershendetje Sijeni ju pershendes gjithve kisha deshir tem tregoni ndonje Diet per tu Dobesuar ( apo per tu lishtuar) ndonje diet nesee dijn eheh jam pak i trash dhe dua te dobsohem Ju pershendes Gjithve Flm flm

  2. liridona says:

    jsm nxenese e shkolles mesme medicinale nese ka mundsi te tregoni per shtyllen kurizore jeni me te miret vazhdoni keshtu se jeni me te miret dhe do te mbeteni me te miret
    ju pershendes kaloni sa me mir he he he

  3. edona says:

    asht nje faqe e qillume..ne qoft se mundeni me na ndihmi,,e te na tregoni cili ushqim te len me e mbajt dijeten..dhe cili permban kalori..ju faliminderit..ju betohem se kam shum nevoj per nje pergjgjeje te sakt…pergjigjejen e pres ne imail..flm nga zemra

  4. dafina fejzullai says:

    jeni te mrekullueshem,ne qoft se mund te me tregoni se si mund te dobsohem me teper,kam pas 80kg per momentin kam 60 ende jam ne dijet,po kot asesi kg nuk me zbresin.si mundem tja boj me veten.ju falemender per mirkuptim

  5. rraha says:

    dua te di krejt qka ka lidhje me papatestin dhe rrezikun
    meqe nuk ka gjinekologji ne mjeksia.net
    si dhe jam i interesum per dijet sa me te shendosh dhe te shpejt

  6. Remziu says:

    jeni te mrekullueshem,desha te je falenderoj dhe njeherit te ju kerkoi nje material nese keni mundesi.
    Tema>
    Ushqimi te te semuret me gastrit dhe Varikse te ezofagut.
    Me respekt

  7. bardha says:

    pershendetje jeni te mrekullueshem nese keni mundesi te me tregoni nje diet se jom shum e trash para 4 vjete kam qen 48 kg tash shum jom trash diku 8o kg nese munden te me tregoni nje diet se shum shpejt jom trash per3 muaj dhe tash nuk mundem te dobsoem tung nga bardha

  8. marigona says:

    po du me dit lidhje me diet qka me bo per me hjek kg :O qita sjom ka e di :S edhe diqka qe ka mundesi ma shum me qit per stomatoligjin se qajo po me vyn shumm po sjom ka qaj sen per qata per tjerat jeni perfecct;) kaloni mir :D

  9. lola says:

    desha te me tregonit nje diet per dobsim. ndoshta shendoshem nga stresi, kur jam ne stres dhe kur me vin mestruacionet me haet shume dhe nuk e kontrolloj dot veten nuk e llogaris qe jam shendoshur jasht mase mund te me tregoni si mund te veproj ju lutem se kam vajtur 100 kg ju pershendes….flm

  10. mondi says:

    pershendetje a mundet bre nai kush mem ndimu e kom nje semundje qe 5 vite dhe nuk po gjej sherim askund kom problem me lekuren e kokes kom kruarje shum te madhe ne kok dhe te pa nderpreme vende vende me kruhet koka dhe nga kjo kruarje pio me bien floket tung nga mondi

  11. gagi says:

    GAGI-jeni shum t mir ju falemderoj ne mer timin poashtu edhe un dua ndihm nga ju lidhje me dietat se ka fillu me mu bo kompleks dicka po me pengon shum nese keni juve pergjigje do tjuv kisha falemderu shum ju pres .tung

  12. Ana says:

    Pershendetje!Jam 17 vjec dhe kam probleme me zorret.Kur konsumoj ushqime te skuqura,te thata,cokollata etje kam thimbje barku,fryrje barku.A mendoni se eshte kolit?Cilat jane masat parandaluese qe duet te ndermarr apo dieta qe duhet te ndjek.Falemnderit

  13. ana says:

    miredita deshas nji diet per dobesim.cfare ushqimesh duhet te ha ?me sakt te me tregoni nje menu dite.kam shtuar ca kile dhe dua ti heq ato s ame shpejt.nese esht emundur nji diet 1 mujore.

  14. qiki says:

    ju pershndeti shummmm kam nevoj per ni dijet sa me te shpejt me duhet se dua ti heki 4 kg e dua ti heki sa ma shpejt me duhet ni dijet e fort qe i heki shpejt ju flm shenomani ne email dijeten ju lutem sa ma shpejt qe ka mundesi

Lërni opinionin tuaj