Marre nga libri DIABETI. Prof.Dr. Isuf Kalo
Shenjat e diabetit, shkaktaret dhe format e tij;
Diabeti eshte per fat te keq semundje e shpeshte. Prek rreth 5% qind të popullsisë, dhe .numri i te semureve eshte vazhdimisht ne rritje , duke u dyfishuar pandalshmerisht çdo dhjet vjet …!!
Sot numurohen 194 milion, te semure me diabet ne bote. Por ne vitin 2025 pritet te jene 333 milion ose 6.3% te popullsise se pergjitheshme te botes. Ne gjuhen shkencore nje shpeshtesi e tille quhet “ pandemi”. Pandemia e diabetit po pushton ethshem boten pa falur kerkend, as vendet e pasura, ato me te zhvilluara dhe as ato me te varferat .
Diabeti nuk eshte semundje e re as e panjohur .. Njerëzimi ka shekuj që flet dhe shqetesohet për te . Ai permendet qysh në papiruset e lashta Egjiptiane dhe në librat e mjekëve të antikitetit. Diabeti në to është denoncuar si “vrasës” i paskrupullt . .Deri në vitin 1922 ai “vriste” në mënyrë te pameshireshme, të hapur, e të shpejtë. Të gjithë fëmijët dhe.të rinjtë e prekur prej tij mbaronin në komën diabetike, pa asnjë shpresë.
Ishte mjeku Minkovski ai qe i pari vrejti gjate eksperimenteve kirurgjikale te tij me qen se diabeti kishte lidhje me nje gjender te madhe prane stomakut qe quhet pancreas. Ai pa i habitur se po te hiqej pankreasi shfaqeshin shenja klinike tipike te kesaj semundje ..
Pikerisht nga gjendra e pankreasit dy mjekët kanadezë Banting dhe Best, arritën me 1922 të nxirnin nje leng qe e quajten insuline. Ata e përdorën ate me guxim per mjekimin e djaloshit, Leonard Thomson qe ishte duke vdekur ne gjendje te rende kome prej diabetit . Insulina beri mrekulline. .Djaloshi shpetoi , duke u bere keshtu i semuri i pare ne bote qe fale insulines sfidoi vdekjen e sigurt. Pas kesaj kjo, mrekulli do e ndante historinë e diabetit në mes. Si me “magji “ insulina do t’ju kthente te semureve me diabet perfundimisht jo vetëm jeten , por edhe mundësite që të punojnë, të martohen, të lindin fëmijë, të lumturohen dhe plaken si te gjithë njerzit e tjere.
Që atëherë shkenca mjekesore e diabetologjise ka bërë hapa jashtezakonisht te medha per zbulimin e mistereve të kësaj sëmundjeje, perfeksionimit të menyrave të mjekimit dhe mbrojtjes prej saj. .Fale saj sot ne e njohim diabetin në të gjitha format, ja kemi çjerre maskat, ja kemi zbuluar dredhitë. ,”ja kemi prere thonjte dhe lemuar kthetrat “ e tij. Ndonese sherimi i plote e perfundimtar i tij ende nuk eshte arritur, ne fakt diabeti eshte sot semundje e mposhtur , mund te mbahet plotesisht nen kontroll dhe te behet thuajse i pademshem per te semuret .
Historia e diabetit eshte histori “roze “, e bukur, e sukseseshme ; nje nder me triumfueset e mjekesise ne sfiden e saje shekullore e pasionante per shpetimin e jetes . Ajo eshte e mbushur plot me evenimente te medha , tronditese, zbulimesh shkencore fondamentale, te cilat kane merituar numurin me te madh te çmimeve Nobel se sa çdo fushe tjeter .
Ne saj te tyre diabeti “ eshte bere sot i nenshtruar , eshte vene plotesisht nen “ fre”. Por per kete natyrisht duhet qe ai të zbulohet sa me herët, , të mjekohet me mjetet dhe menyrat e duhura qe fatmiresisht sot egzistojne dhe i disponojme. Por dhe të mbikëqyret rregullisht. jo vetem nga mjeku , por edhe nga vete te semuret. Dhe jo vetem nje dite apo dy , por çdo dite , …gjate gjithe jetes.
CILAT JANË SHENJAT E DIABETIT?
Kur sëmundja e diabetit ka përparuar, sidomos ne rastet kur nuk prodhohet e mungon INSULINA shfaqen një sërë shenjash klinike, të cilat janë tipike dhe lehtësojnë shumë zbulimin e diagnozën e saj.
Këto shenja janë:
1. Urinimi i shpeshtë, i shumtë
2. Etja e madhe
3. Dobesimi :rrenia e peshës trupore
1. Urinimi i shpeshtë, i shumtë
Të sëmurët me diabet relativisht të rëndë, urinojnë shpesh, me sasi të bollshme, si dhe kanë shumë etje. Shkalla e etjes dhe urinimi i shpeshtë nuk janë të njëjtë në të gjithë të sëmurët. Ajo është e theksuar vetëm te një numër relativisht i vogël të sëmurësh, sidomos në ata me moshë të re apo edhe në diabetikët e rritur, por që janë të dobët ose me peshë normale. Në këto raste urinimi i shpeshtë dhe etja e detyron të sëmurin të ngrihet 2-3 herë natën nga gjumi për të pirë ujë ose për të urinuar. Sasia e ujit apo e lëngjeve të marra gjatë 24 orëve zakonisht i kalon të 2-3 litrat, ndërsa sasia e urinës shpesh kalon 3-4 litra, apo dhe më shumë.
A duhet pirë ujë, apo është më mirë të durohet etja? Uji duhet pirë lirisht. Nuk ka kuptim mandje është e dëmshme të durohet etja. Disa të sëmurë mendojnë se duke kufizuar pirjen e ujit mund të pengojnë përparimin dhe rëndimin e sëmundjes. Në fakt ata bëjnë gabim dhe krijojnë pasoja për organizmin, sidomos në rastet e fëmijëve apo të sëmurëve të moshuar. Duke kufizuar marrjen e lëngjeve shkaktohet tharja e trupit, sepse sasia aq e madhe e lëngjeve që largohet e humbet me anë të urinës nuk arrin të zëvendësohet. “Tharja” e trupit, mos zëvendësimi i lëngjeve të humbura, rrezikon jetën e pacientit (pa ujë nuk ka jetë). Pirja e ujit lirisht sa herë kemi etje është e domosdoshme për t’i siguruar organizmit sasinë e lëngjeve aq të nevojshme.
Në rastet kur diabeti shfaqet në moshë të rritur dhe sidomos tek ata që kanë peshë trupore të tepërt, etja dhe shtimi i urinimit mund të mos shfaqen që në fillim, ose janë aq të lehta, sa të mos i tërheqin vëmendjen të sëmurit.
Nga ana tjetër, urinimi i shpeshtë, i shumtë nga diabetit nuk duhet ngatërruar me urinimin e shpeshtë, por me sasi të pakët (nganjëherë pika-pika), i cili ka lidhje me sëmundje të tjera (prostata, infeksione urinare, etj ).
2. Uria e shtuar
Në disa prej të sëmurëve diabetikë etja e shtuar shoqërohet dhe me uri të madhe, jo të zakonshme. Ajo duhet dalluar nga uria e njerëzve të dhjamosur, të cilët kanë shumë oreks dhe sa më shumë hanë, aq më shumë shëndoshen. Në rastin e diabetit, përkundrazi, të sëmurët sa më shumë të hanë. në vend që të shtojnë, bien në peshë.
3. Dobesimi: renia e peshës trupore
Është mjaft karakteristike për të sëmurët me diabet të rëndë kur jane ende të padiagnostikuar. Rënia e peshës trupore mund të jetë nga sasira të vogla deri në 3-5 kilogram e më tepër dhe varet nga lloji i diabetit. Kur diabeti shfaqet në moshë të re, si pasojë e eleminimit me shumicë të lëngjeve me anë të urinës, rënia në peshë është e shpejtë dhe e dukshme (3-5 kilogram brenda disa orëve). Kur diabeti shfaqet në moshë të rritur, rënia në peshë është më e pakët dhe bëhet më ngadalë, brenda disa muajsh. Rënia në peshë është pasojë e humbjes kot të një sasie “karburanti”, daljes së glukozës në urinë, e cila tërheq me vete dhe ujin. Për të zëvendësuar këtë humbje, organizmit i duhet të tërheqë nga rezervat e “karburantit” që ka, kryesisht në indin dhjamor dhe atë muskular. Pra organizmit i duhet të tretë e të “hajë” vetveten.
Humbja e shpejtë dhe e vazhdueshme e peshës trupore mund të paraprijë në të sëmurët me diabet zhvillimin e një prej ndërlikimeve me të rënda të diabetit, komën acido-ketozike.
4. Dobësi e lodhje theksuar fizike
Fenomenet e përmendura me sipër shoqërohen me një dobësi të theksuar fizike që shkon duke u thelluar. Të sëmurët ndihen ndonjëherë aq të pafuqishëm, sa i kanë të vështira dhe aktivitetet fizike të tilla të parëndësishme, si mbajtja apo leximi i librit.
Shenjat që përmendëm më sipër shfaqen vetëm në një numër të kufizuar të sëmurësh. Ndodh shpesh që sëmundja e diabetit të dyshohet e të zbulohet me shenja të tërthorta, që janë në fakt pasojat e kësaj sëmundjeje, si infeksione të përsëritura të lëkurës, çibane, lunga, kruarje të trupit, sidomos në organet gjenitale, mpirje e çpime të anësive apo shenja të tjera neurologjike, ndryshime të shikimit, deshtime apo vdekje te papritura te foshnjes se porsa lindur , aksidente vaskulare etj.
Nga ana tjetër, nuk duhet harruar asnjëherë që ne numërin me të madh te rasteve , diabeti mund te mos shfaqe fare shenja, mund te rrije i heshtur për vite me radhë, si një minë e fshehur që një ditë si “pa pritur” shpërthen
.
Shkaktarët e diabetit?
Një prej tyre që akuzohet më shpesh është trashëgimia.
Por ç’kuptojmë praktikisht me këtë? Mos vallë sëmundja e diabetit trashëgohet që në lindje?
Sa e sa gra të reja diabetike, që presin fëmijë apo që jane bërë tashmë nëna e kanë bërë këtë pyetje me sy të përlotur e buzë të dredhur:((- Po fëmija doktor? A ka rreziqe që edhe ai…?)
Le t’i sqarojmë gjërat ashtu siç janë, pa i fshehur, por dhe pa i deformuar .
Është e sigurt që semundja e diabeti nuk trashëgohet si e tille . Pothuaj asnjëherë, foshnja nuk lind i sëmurë me diabet.me qe eshte e semure nena Përqindja e fëmijëve diabetike është pothuajse e njëjtë.si tek nenat normale ashtu dhe ato me diabet Por nga ana tjeter eshte e vertete qe diabeti haset më shpesh në pjesëtarët e së njëjtës familje. Ky është fakt statistikor,
Shpjegimi per te është i thjeshtè. Në disa familje, trashëgohet jo sëmundja e diabetit , por vetem njëfarë “ceni”, një predispozitë ( nje mundësi, apo prirje më e madhe )për t’u bërë me pas gjate jetes me diabet. Personi që trashëgon këtë predispozitë nuk mund të quhet kurrsesi i sëmurë. Ai ka mundësi më të madhe për t’u sëmurur më vonë, por ai ka njëkohësisht po aq shumë mundësi që të mos sëmuret kurrën e kurrës. Pra, mundësia mbetet vetëm mundësi e nuk shndërrohet në sëmundjen e diabetit. Fati i mëpasmë i këtij personi varet jo nga ajo që ka trashëguar, por nga ai vetë, nga mënyra e jetesës, nga kujdesi që do të tregojë për vetveten. Në ç’mënyrë?
Përfytyroni një gotë uji që prodhohet me një “cen”, me një të “krisur”, jashtëzakonisht të vogël (sa nuk e shikon as syri). Ajo nuk dallohet aspak nga gotat e tjera e mund të përdoret njësoj si ato për vite me radhë, pa e kuptuar e pa pësuar asgjë. Por eshte fakt qe ajo edhe pse s’duket, ndryshon disi nga te tjerat ,është më delikate dhe ne nje goditje mund te thyhet me lehte .( i zoti i gotes qe e di kete “cen “ , e ruan ate me shume nga goditjet dhe perdor ate me me shume kujdes )
Personat me predispozicion për diabet trashëgojnë pikërisht një të “krisur” të tillë të vogël, te padukshme, thuajse të papërfillshme, në qelizat që prodhojnë insulinën.
Në qoftë se ata gjatë jetës do të bëjnë kujdes, kjo e “krisur” nuk “çahet” kurrë dhe nuk u prish asnjë punë. Ata mund te jetojnë e plaken pa u sëmurë nga diabeti. Përkundrazi, në qoftë se ata nuk e dinë që e kanë këtë “të krisur” ose harrojnë , e nënvleftësojnë,e s,cajne koken per te një ditë, si papritur, gota plas e u mbetet në dore. U shfaqet sëmundja e diabetit.
Diabeti në këta persona në fund të fundit shfaqet jo aq nga trashëgimia sesa nga pakujdesia.
Ç’kuptojmë praktikisht me pakujdesi? Në ç’drejtim e nga cilët faktorë duhet të ruhen ata për të mos lejuar që e ashtuquajtura predispozitë apo mundësi të shndërrohet në sëmundje?
Ata duhet të ruhen në dy drejtime kryesore:
E para, të mos keqperdorojne ne ushqime hiperkalorike me permbajtje te larte sheqernash dhe yndyre sidomos nga ato lloje sheqernash që thithen shpejt nga zorrët.
E dyta, të evitojne domosdoshmerisht shëndoshjen, dhjamosjen, peshën e tepërt trupore. Ata duhet të mbajnë me rigorozitet se te tjeret , “linjen “ te ruajne gjithë jetën e tyre një peshë normale, me anë të ushqimit të ekuilibruar dhe aktivitetit fizik të përditshëm.
Kujdesi në këto dy drejtime është i domosdoshëm për të gjithë fëmijët dhe familjaret e afert të sëmurëve me diabet.
Ç’të keqe bëjnë sheqernat e tepërta në ushqim dhe shtimi i dhjamit e i peshës trupore? .
Dihet që sa më shumë sheqerna marrim gjatë ditës në ushqim, aq më tepër insulinë prodhohet nga pankreasi. Në kushte normale, kur marrim 200-300 gram sheqerna, prodhohen rreth 40-50 unite insulinë. Në qoftë se një ditë apo një vakt e teprojmë, natyrisht atë ditë apo vakt prodhohet më shumë insulinë. Po kur e teprojmë pothuaj ditë për ditë? Pankreasi do të mobilizohet, do të punojë e prodhojë shumë më tepër. Te njerëzit normalë, që i kanë qelizat e pankreasit pa “cen”, prodhimi i shtuar i insulinës mund të përballohet e të vazhdojë tërë jetën. Dhe te personat që kanë trashëguar një predispozitë, një “të krisur” të vogël, qelizat mund ta përballojnë sforcimin për një kohë relativisht të gjatë. Por një ditë prej ditësh nga ky sforcim, nga kjo mbingarkesë, e “krisura” fillon të zmadhohet e “çahet”. Qelizat do demtohen dhe shterojne prej mbilodhjes nuk prodhojnë më insulinë. Shkaktohet sëmundja e diabetit.
E njëjta gjë ndodh pas dhjamosjes. Dhjamosja e tepert vjen nga që keni ngrënë ushqim të tepërt për një kohë të gjatë, gjë që ka kërkuar doemos prodhim më të madh të insulinës. Qelizave të pankreasit do t’u duhet të punojnë me më shumë sforco derisa të lodhen. Për më tepër, dhjami që formohet ka veti të pengojë veprimin e insulines (ai prish dhe pakëson numrin e “bravave” në “dyert” e qelizave), dhe i detyron qelizat e pankreasit të prodhojnë e të lodhen dyfish. Qelizat mund ta përballojnë këtë sforcim për shumë vjet (njerëzit normalë e përballojnë tërë jetën), por një ditë ato do të dorëzohen e nuk do të munden më. Interesant eshte se kohet e fundit eshte vene re qe ky fenomen eshte pare te ndodhe me shpesh tek njerezit qe kane lindur disi te pazhvilluar mire me peshe nen 2,5 Kg . Supozohet se pankreasi i tyre ka qene ne miter jo mire i ushyer dhe qelizat e tij kane lindur paraprakisht me te dobeta ( prej privacionit ) per te perballuar gjate gjithe jetes se me pasme nje fluks te tille abundant, te madh te vazhdushem glukoze. Te lodhura e te shterura ato nje dite do të mund te prodhojnë më insulinë as në sasinë e as në kohën e duhur. Zakonisht kjo “lodhje” e qelizave shfaqet pas moshës 40 vjeç. Por vitete e fundit diabetologet po verejne me habi se po ndodh gjithnje e me shpesh (jo vetem ne SHBA por edhe ne vende te tjera ne bote) edhe ne nje moshe shume me te re, tek femijet e te rinjte te mbiushqyer e te shendoshur tej mase . Sidoqofte tek femijet e te rijte kjo forme e shkak shfaqje i diabetit eshte jo i zakonshem
Mund te thuhet se dy mënyrat e mesiperme jane ato me te cilat shkaktohet diabeti në më shumë se 90 për qind të rasteve. pakujdesia.
Në personat e predispozuar për diabet duhet thënë se ka një sërë faktorësh të tjerë, veç atyre që përmendëm, që mund të ndikojnë në thellimin e “krisjes” deri në shfaqjen e sëmundjes. Ndër këta faktorë duhen përmendur shtatzënitë, mjekimi i gjatë me kortizon, disa sëmundje të gjëndrave endokrine ku shtohen hormonet kundërshtare të insulinës, infeksione të përsëritura, ndërhyrjet kirurgjikale të rënda, ankthi , tronditje psikike, emocionale etj.
Këta faktorë nuk duhen kuptuar si shkaktarë të mirëfilltë të diabetit. Ata janë vetëm nxitës, përshpejtues në ecurinë drejt sëmundjes. Ata favorizojnë zbulimin apo shpërthimin e një diabeti që ka qenë më parë në formë të lehtë apo të fshehur.
Sidoqoftë, këta faktorë duhen njohur e të kihen parasysh për t’i mënjanuar sa të jetë e mundur nga ata persona që kanë predispozitën të sëmuren nga diabeti.
Po diabeti mund te shfaqet edhe ne mungese te plote te mbipeshes edhe obezitetit tek njerzit e dobet sidomos femijet dhe te rinjte. A ka ndonje rol trashëgimia në këtë rast? Përkundrazi, statistikat tregojnë se fëmijët e prindërve diabetikë, rrallë janë (ne vitet e feminise )me diabet. Është vënë re se në këto mosha diabeti zbulohet më shpesh gjatë stinëve të ftohta e çuditërisht më shpesh pas disa epidemive gripale. Tashmë është provuar se disa lloje virusesh mund të shkaktojnë ndryshime imunologjike.te cilat ne menyre progresive agresojne, demtojne e i nxjerrin nga funksioni qelizat BETA te pankreasit (Doktor,mbreme djali m’u kollit e teshtiu! Mos i behet diabet?).
Por le ta lemë mënjanë humorin. Një gjë është sot e qartë. Shkaktarët kryesorë të diabetit mund të mënjanohen, sëmundja mund të parandalohet, varet nga kujdesi e masat paraprake. Roli i tyre është vendimtar.
SA FORMA KA DIABETI?
(Diabet me shenja. Diabet pa shenja. Diabet me insulinë. Diabet pa insulinë.
Sa lloje diabeti paska kështu?!)
Diabeti i sheqerit është në fakt një sëmundje e vetme, dhe karakterizohet nga çrregullimi i prodhimit të insulinës. Ky çrregullim ndodh në dy mënyra:
1. mungesë e plotë e prodhimit të insulinës
2. prodhim i pamjaftueshëm ose pafuqishmeri e veprimit te insulines ne qelizat e organizmit
Pikërisht këto dy mënyra krijojnë dy forma, apo dy tipe të ndryshme të diabetit, diabetin tip 1 ose insulinovartës dhe diabetin tip 2 ose joinsulinovartës.
Diabeti tip 1 haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e insulinës. Pankreasi i këtyre të sëmurëve nuk prodhon pothuajse fare insulinë. Pa insulinë organizmi nuk mund të jetojë. Pra, jeta e këtyre të sëmurëve është detyrimisht e varur nga insulina te cilen do të marrin me anë të injeksioneve të përditshme. Prandaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës. Këta të sëmurë, që të jetojnë, duan apo s’duan, detyrohen të bëjnë patjetër mjekim me insulinë.
Diabeti tip 1 vërehet kryesisht te fëmijët e në gjithë moshën e re deri 40 vjeç, por dhe tek ata të rritur që janë me peshë trupore normale ose të ulët.sidomos pleqte. Ky tip diabeti zhvillohet në përgjithësi shpejt e zbulohet me lehtësi, sepse ai shoqërohet me shenjat klinike karakteristike, që e shqetësojnë të sëmurin dhe e çojnë te mjeku apo e detyrojnë të bëjë analizat. Analizat dalin të çrregulluara. Glicemia, si esëll, dhe pas buke, është e lartë dhe glukozuria është pozitive.
Gjendja e të sëmurëve brenda një kohe të shkurtër (për disa ditë apo muaj) rëndohet dhe, në qoftë se nuk fillohet në kohë mjekimi me insuIinë, shfaqet koma diabetike, acidoketozike, që u rrezikon atyre jetën.
Diabeti tip 2 është shume më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këta të sëmurë pankreasi prodhon insulinë, por jo në sasinë apo kohën e duhur. Ndonjëherë prodhimi “global” i insulinës mund të jetë dhe normal, por ajo nuk arrin të japë efektin e duhur se pengohet në veprimin e saj nga kundërshtarë të tillë si dhjami i tepërt, çrregullime të “bravave” në “portat” e qelizave etj. Këta të sëmurë, kuptohet, nuk kanë pse të mjekohen me insulinë, sepse insulinën ata e kanë. Mjekimi më i logjikshëm i tyre duhet të jetë “çbllokimi” i insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë të veprojë. Këta të sëmurë duhet me doemos të eleminojnë peshën e tepërt, dhjamin, i cili i “lidh duart” insulinës së tyre. Pa u bërë kjo, është e kotë çdo përpjekje për mjekim tjetër, qoftë në formë kokrrash, qoftë dhe me injeksione insuline.
Diabeti tip 2 në ndryshim nga i pari, shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç (por si u tha me siper ai po diagnostikohet gjithnje dhe me shpesh tani edhe tek femijet dhe te rinjte me mbipeshe trupore dhe obeze). Ai përparon shumë ngadalë, shpesh herë i heshtur, pa treguar shenja për shumë vjet me radhë. Si i tillë dhe zbulohet më me vështirësi, jo vetëm se i sëmuri s’ka shenja e shqetësime, por dhe se analizat shumë herë nuk janë bindshem të çrregulluara. Glukozuria në përgjithësi është negativ (nuk kanë sheqer në urinë) dhe analiza e glicemisë, po të bëhet vetëm në gjendje esëll, mund të dalë normal, apo fare pak e rritur. Por glicemia e bërë pas buke ose pas pirjes së një sasie sheqeri mund të zbulojë këtë diabet, që ka një pamje, në dukje të heshtur e të butë.
Pavarësisht se këto dy forma, dy tipe të diabetit, duken fare të ndryshme nga njëri-tjetri, prapëseprapë ata përfaqësojnë të njëjtën sëmundje. Kjo jo vetëm se njëra formë me kalimin e kohës mund të kalojë në formën tjetër, por dhe se pasojat e rreziqet e largëta, ndërlikimet në sistemin vaskular, zhvillohen në të dy format me të njëjtat veçori e bëjnë të njëjtat dëme.
Secila formë kërkon mjekimin e saj. Nuk është në dorë as të mjekut as te semurit që të paracaktojne ne menyre te njeaneshme e aq më pak të diktojnë mjekimin që duhet bërë. Ajo duhet te jet objekt diskutimi , mirekuptimi dhe miratimi te dy aneshem .Sidoqofte semundjen e vuan i semuri. Detyra kryesore e mjekut eshte ta informoje me hollesi dhe drejt ate dhe ta ndihmoje, ta respektoje e ta mbeshtese ne zgjedhjen dhe vendimin qe ai pas ndergjegjesimit merr.
Cila nga këto dy forma është më e lehtë e më e mirë për të sëmurin? Cilët diabetikë mund të quhen me me “fat”? Nuk eshte e lehte ta thuash. A është më vështirë të bësh çdo ditë injeksionet e insulinës, apo është akoma më vështirë të durosh , diten hypokalorike apo urinë për një kohë të gjatë, derisa të arrish dhe pastaj ta mbash peshën e duhur te trupit?
Në të dy format, kërkohet bashkepunim, durim dhe disiplinë. Në qoftë se këto neglizhohen, në të dy format krijohen të njëjtat pasoja, dëmtime dhe ndërlikime të rënda. Është pra e njëjta sëmundje, e cila pavarësisht nga forma, nuk përkëdhel asnjeri. Ajo dëmton njësoj.
Diabeti tip 1 apo tip 2? Vështirësitë e rreziqet janë pothuaj krejt të barabarta. Sidoqoftë, duhet kuptuar njëherë e mirë së forma apo lloji i mjekimit diktohen nga mënyra si zhvillohet sëmundja në individë të ndryshëm e të veçantë. Për fat të keq janë të shumtë të sëmurët që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë dhe vënë së koti jetën e tyre në rrezik. (Doktor, aman vetëm injeksion jo. Ta provojmë njëherë me kokrra. Ja,, ky shoku im i dhomës….)
As mjeku dhe as i sëmuri nuk ndryshojnë dot tipin e diabetit. Por ata, veçanërisht i sëmuri, kanë në dorë t’i ndryshojnë diabetit diçka tjetër. Ata kanë në dorë ta bëjnë diabetin “ zap “ (pavarësisht nga tipi apo lloji i mjekimit) të jetë i ekuilibruar ose perkundrazi, ta lene pas dore të jetë diabet i çrregulluar, i pakontrolluar.plot pasoja
Diabeti quhet i ekuilibruar, i kontrolluar, ne menyre optimale kur në sajë të mjekimit korrekt e të kujdesshëm arrihet të mbahet glicemia brenda niveleve normale, jo një e dy ditë, por në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gjithë jetës. Dhe kjo jo vetëm në gjendje esëll apo para ngrënies, por edhe mbas ngrënies, në të gjitha orët e ditës e të natës.
Në të tilla kushte kuptohet se glukozuria është gjithmonë negative. Po të mbahet kështu ekuilibri, të sëmurët jo vetëm nuk do të ndiejnë asnjë shqetësim; por ata janë të mbrojtur në mënyrë të sigurt nga tërë ndërlikimet e diabetit. Të sëmurët me diabet të ekuilibruar jetojnë e arrijnë të plaken njësoj me njerëzit normalë pa diabet. Pikërisht këta të sëmurë mund të quhen me “fat”……….
Diabeti quhet i disekuilibruar, i pakontrolluar, kur analiza e glicemisë luhatet vazhdimisht ose ne periudha te gjata në shifra të larta dhe glukozuria është pozitive.
Këta të sëmurë, kush më shumë e kush më pak, kanë shenja e shqetësime të ndryshme e patjetër një ditë u shfaqen ndërlikimet aq të rrezikshme të diabetit. Këto ndërlikime ndodhin edhe kur shifrat e shenjat e diabetit nuk janë kaq të dukshme, mjafton që glicemia të mbetet prapëseprapë me e lartë se norma, qoftë dhe vetëm në disa orë të ditës apo të natës.
Do të ketë apo jo “fat” i sëmuri, pra, do të ketë diabet më të rëndë apo më të lehtë, kjo varet jo nga tipi i diabetit, as nga lloji i mjekimit (me kokrra apo me insulinë), por nga rezultati konkret që arrihet në mjekim. Nëse të sëmurët arrijnë të ekuilibrojnë diabetin e ta mbajnë kështu vazhdimisht nën kontroll, ata do të jenë me siguri “fatmirë”. Nëse, përkundrazi, e lënë veten në shumicën e kohës me hiperglicemi e me glukozë në urinë, duhet të presin aksidente në shëndetin e tyre. Edhe një herë tjetër bëhet e qartë se sa vendimtar është roli i të sëmurit për të mbrojtur veten. Është ai që e ka në dorë të dëmtohet apo të mos dëmtohet nga diabeti, të shfaqen apo të mos shfaqen ndërlikimet e tij.
15 April , 2008 ne 10:00 pm
komenti im i ngjan me shume nje pyetje se per deri sa njeriu eshte ne gjendje qe me akivitet fizik dhe diet ta mbaj nen kontroll sheqerin mire por, pas nje kohe d.m.th. moshe kur forca e njeriut bije sa ka rrezik qe sasia e sheqerit te rritet eshte fjala te ai person qe eshte me diabet dhe si te mbahet nen kontroll
4 May , 2008 ne 12:53 pm
Pershendetje
Desha te parashtroj nje pytje ne lidhje me diabetin,kur nje person ka dabet qe 15 vite dhe ter kohen perdor vetem barera e jo ineksione, dhe tani ndihet shum i lodhur fizikisht, qka kishti propozuar qe te vazhdoj me keto terapi apo te marr insulinat? pra jan evidente te gjitha tipater e kesaj smunjde lodhja, etja, uria, urinimi i shpesht.
18 July , 2008 ne 5:23 pm
Pershendetje!
Nena ime ka skuqje dhe djegie te shpuatave te kembeve (kryesisht gishtave).Kjo zakoniht ndodh darkave.A ka ndonje lidhje kjo simptome me diabetin?