Dhimbja e belit është një sindromë, të cilin 85% e popullsisë së botës e ka kaluar të paktën njëherë në jetë dhe që haset veçanërisht në botën perëndimore industriale. Dhimbjet akute të belit në 80% rasteve zhduken brenda 6-8 javëve pa ndonjë terapi specifike. Por 40% e këtyre dhimbjeve rikthehen brenda vitit duke krijuar një atak te dyte. Kurse tek ata që vuajnë nga dhimbjet kronike të belit ky atak u rikthehet në 80% të rasteve.
Është shumë e rëndësishme që të parandalohet ataku i pare akut dhe të merren masa kundër kthimit të dhimbjes kronike të belit nga nëse e kemi kaluar fazën akute, si dhe të njihen dhe të pengohen faktorët të cilët e kthejnë këtë dhimbje në kronike. Faktorët e riskut për dhimbjen e belit mund të jenë:
Faktorë profesionalë
Faktorët sportivë
Faktorë personalë
Faktorë psikologjikë
Faktorët Profesionalë
Ngritja e peshave : Të ngresh pesha të rënda pa përthyer gjunjët gjatë ngritjes, përkuljes dhe rrotullimit në të njëjtën kohë dhe përsëritja e vazhdueshme e lëvizjeve janë disa nga faktorët e riskut për dhimbjen e belit. Ngritja e peshave pa përthyer gjunjët rrit gjithashtu riskun e hernies diskale.
Ngritja e vazhdueshme e objekteve është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Ata që kryejnë aktivitete të renda fizike dhe ata që janë të detyruar të punojnë në këmbë janë grupet e profesioneve në të cilët vihet re me tepër dhimbja e belit.
Dridhja/vibracioni: Shoferëve, duke qenë vazhdimisht në vibracion, u rritet aktiviteti i muskujve, i cili rrit lodhjen e tyre dhe gjithashtu duke prishur ushqyerjen e diskut bën te mundur degjenerimin e tij me përfundim hernien diskale. Në një studim që është bërë tek shoferët e autobusëve dhe teknikët e makinave është vënë re që ka lidhje ndërmjet dhimbjes së belit dhe dridhjes se përgjithshme të trupit dhe gjatësisë së kohës që dridhesh.
Dhimbja e belit dhe hernia diskale janë vënë re të ndodhin më tepër tek shoferët e autobusëve që janë vazhdimisht në dridhje. Gjithashtu shoferët e kamionëve janë pesë herë më në rrezik për dhimbjen e belit në krahasim me ata qe nuk janë shoferë.
Disa faktorë të tjerë lidhur me profesionin: Stresi psikologjik që krijon mosnjohja e gjuhës së huaj dhe gjithashtu punët e rënda që u jepen punëtoreve që punojnë jashtë shtetit bëjnë të mundur që te ky grup individësh të rritet risku i dhimbjes së belit.
Faktorët sportivë
Aktivitetet sportive në të cilat ndihet më tepër dhimbja e belit janë gjimnastika, futbolli dhe mundja. 6 % e gjimnazistëve dhe 30% e studentëve universitare që luajnë futboll kane dhimbje beli.
Faktorët personalë
Më të shumtit janë cigarja, mospërshtatja fizike dhe dhimbjet e mëparshme të belit. Pirja e me tepër se 50 paketave në vit si dhe mosha mbi 45 vjeç, jeta jo e shëndetshme që bëjnë duhanpirësit, osteoporoza si dhe kollitja nga duhani, e cila bën të mundur rritjen e presionit të disqeve që ndodhen midis brinjëve, janë faktorët që lidhen cigaren. Cigarja duke prishur ushqyerjen e diskut e bën atë më të ndjeshëm nga faktorët e jashtëm. Këto efekte të cigares vihen re tek ata persona që kryejnë aktivitete të rënda fizike.
Faktorët psikologjikë
Ata që nuk e pëlqejnë punën e tyre ankohen për dhimbje beli 2,5 herë më tepër se ata që e pëlqejnë atë. Mosmarrja e kënaqësisë dhe falënderimeve nga puna janë faktorë risku për dhimbjet e belit. Mospërqendrimi për shkak të stresit shkakton aksidente të ndryshme që bëhen shkak për dhimbjet e belit. Stresi gjithashtu është faktor risku për dhimbjen e belit.
Së shpejti do botohet një artikull për hernian diskale.
1 June , 2007 ne 10:34 am
Kur ngre pesha te renda e ndjej menjhere ndryshimin e gjendjes se belit dhe fillojne shpesh dhimje. Si ta shmang kur me duhet te ngre pesha te renda? Faleminderit!
1 June , 2007 ne 9:57 pm
Pershendetje Banago! Ngritja e peshave kerkon nje pozicion te caktuar. Trupi ngre pesha te renda kur shtylla kurizore eshte pingul.
E dyta ne shqiptaret duhet te merremi me shume me sport dhe duhet qe te edukohemi se si te ulemi ne karrige.
Sidomos ata qe ulen per kohe te gjata.
Te keshilloj te ngresh pesha duke mbajtur trupin drejte per me teper informacion ke tek thaset e letres se çimentos.
E treta Kujdes ku ulesh dhe si ulesh.
E katerta bej pak sport
3 June , 2007 ne 6:17 am
Ue alejkum selam Eno!
Tani me kara rastise te ngre thase me çimento, por me paska shpetuar te lexoj udhezimet. Here tjeter do ta bej (apo ndoshta ka qene çimento shqiptare dhe nuk ka pasur udhezime
)
Faleminderit per informacionin, ishte i vlefshem.
11 November , 2007 ne 9:33 pm
Interesohem per hernien diskale ne shkalle te mesme.
Shkaqet,pasojat dhe si perballohet kjo lloj semundje e pasherueshme, tek meshkujt, qe te ze tek mesi.(me thyerje te disqeve te intervertebrave).
Nje informacion i sakte dhe i shpejte nga ana juaj, do te me ndihmonte shume.
Ju faleminderit
21 December , 2007 ne 3:56 pm
shum faqe e mire por do te doja te benit nje material per semundjet e stomakut pasi jane semundje te cilat jane perhapur shume keto kohet e fundit.
ju faleminderit