FAQJA KRYESORE

Çfarë duhet te dini

Dhimbja e dhëmbit është zakonisht pasoje e një kaviteti formuar nga dekompozimi i indit të dhëmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhëmbit’. Pastrimi i kavitetit dhe mbushja e tij do të evitonte dhimbjen që më shumë mundësi vjen duke u rritur.

Shkaqet

Kavitetet nisin nga ngjitja e plakës në sipërfaqen e dhëmbit duke formuar kështu ushqim për bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnë në sipërfaqen e dhëmbit një mikrokrater që është i predispozuar të mbushet me material të dekompozuar e me kalimin e kohës të depërtoje brenda dhëmbit. Arsye te tjera qe mund të shkaktojnë dhimbje dhembi janë; dëmtim i buzës, krisje e dhëmbit, kontakti me temperatura shumë të larta ose të ulëta, infeksion i dhëmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndërhyrjeve të ndryshme tek ato.

Simptomat (Shenjat)

Dhimbja mund të jetë e mprehte, termike ose pulsuese. Mund të shfaqet me seanca, të përfshije gjithë gojën ose vetëm një pjese te saj. Ushqimet e ftohta ose të nxehta, kafshimet e bluarjet mund të rrisin dhimbjen. Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë temperaturë dhe fryrje te mishit të dhëmbëve.

Çfarë duhet të bëni

Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të mishrave të dhëmbëve.

Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.

8 PERSONA KANE PASUR PYETJE, KOMENTE APO SUGJERIME. PO TI?

  1. Endrit thote:

    Ju faleminderit shume per artikullin e gjetem shume te dobishem. Ju presim dhe me artikuj te tjere. Besoj se mjeksia.net nese do Zoti me autoret e saj do ti arrij rezultatet e pritura per shqiptaret edhe njehere ju faleminderit

  2. ismajl thote:

    nese kariesi ( kaviteti) ka perfshi dentinen ateher dhimbjet jane nga shkaku, d.m.th. nga ngacmimet, sidomos termike, e nese lezioni vazhdon me tutje ateher kalon ne pulpit ku pastaj dhimbjet paraqiten vetvetiu, ndersa shkaktaret vetem sa i potencojne keto dhimbje edhe me teper

  3. Kaltrina thote:

    te gjitha semundjet e dhembitt ,,shfaqen si pasoje e kontaktit te gjate me karbohidratet..menyra me e shpeshte qe qon te prishja e dhembit ehste kjoo!!

    pastrimi i dhembeve eshte i preferueshem pas qdo ushqimii…!!

  4. vjollca thote:

    Pershendetje

    Ne qoft se ndodh demtimi i qafes se dhembit cilat jan pasojat qe barten pastaj ?

  5. argjent tahirsylaj thote:

    pershendetje per gjithe stafin e mjeksia.net

    une nuk kam qka te them ndonje koment per semundejt e dhembit por do doja qe te kete diqka me shume matriale sa i perkete porcelanit.protezave totale e parciale vizill pasi qe jam laborant dentar,gjithemon nese eshte e mundshme te behet diqka ne kete drejtim qdo gje brenda mundesive tuaja,faliminderi per mirkuptim.
    ju uroj pune te mbare e suksese te metutjeshme

  6. kemajl thote:

    tung une ju pershendes per temen e qelluar ,por une kisha patur deshir qe te shtjelloni pak me gjeresisht shkaqet e kariesit per ndryshe une jam tani ne studime per stomatologji edhe ju uroj ju stafi i mjeksia.net

  7. meti thote:

    tung me vjen mir qe keni hap ket web faq shume mir po amun te me shpjegoni ( fill dentar ) qfar perban si perdoret per qfar arsye dhe ku blihet pershndetje

  8. Arta thote:

    Jam shum e interesuar ta di dhe nese eshte e mundshme ta dij se si behet “marjja e mases funksionale”…
    arta nga mitrovica

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.


www.mjeksia.net on Facebook

Adriadent on Facebook




Shpërndaje
Follow us on Twitter