FAQJA KRYESORE

Dehidrimi eshte nje komplikacion i shpeshte i semundjeve te femijet qe paraqiten ne urgjence. Ndersa disa here eshte nje komplikacion me vete. Nderhyrja e shpejte eshte e rendesishme per te parandaluar shokun ose komen dhe pasojat kardiovaskulare. Dehidrimi te femijet shumicen e rasteve vjen nga gastroenteriti, qe karakterizohet nga te vjella dhe diare. Megjithate, disa shkaqe te tjera te dehidrimit mund te jene si probleme orale si stomatiti, humbje jo te ndjeshme nga temperatura ose diurez nga diabeti mellitus.


Termat dehidrim dhe pakesim ne volum perdoren si sinonime per te treguar pakesimin e lengjeve intravaskulare.Megjithate duhet te kuptohet lehte nga doktoret se pakesimi i volumit eshte me qarte i dukshem nga dehidrimi.

Ne amerike afersisht shtrohen 200 000 femije dhe jane regjıstruar 300vdekje ne nje vit. Shkaku kryesor i ketyre rezultateve eshte gastroenteriti.

Pergjigja e pare e trupit ndaj dehidrimit eshte etja duke pire shume uje dhe pakesim urine ne menyre qe te ruhet uji. Urina do te jete me e koncentruar dhe me e verdhe. Sa me shume humbet uje aq me shume shtohen simptomat.Me poshte jepen simptomat e dehidrimit:

· Tharje goje

· Pakesim lotesh

· Djersitja ndalon

· Dhimbje muskujsh

· Perzierje dhe te vjellura

· Rrahje zemre te shpeshta

· Marrje mendsh

Trupi mundohet te rregulloj outputin e zemres dmth sasine e gjakut qe pompohet nga zemra ne trup dhe ne qpfte se sasia e lengjeve ne kapilar ulet trupi shton rrahjet e zemres te cilat shkaktojne tkurrjen e kapilarve te gjakut per te rregulluar presionin e gjakut. Kjo mekanizem fillon te ulet kur dehidrimi shtohet. Kur dehidrimi eshte i rende, dobesi dhe konfuzion duken qarte pasi truri dhe organet e tjera furnizohen me pak me gjak. Dhe ne fund mund te verehet dhe koma ose shkaterrim organi.

Klinika:

Qellimi i ekzaminimit fizik eshte per te percaktuar gjendjen dhe graden e dehidrimit te femijet. Ato ndahen ne 3 grupe e lehte, e mesme dhe e rende.

Megjithate duhet te merren informacione mbi

  • Menyren e te ushqyerit dhe lengjet e marra
  • Numri i pampers te lagura ne krahasim me normalet
  • Humbja e lengjeve si te vjella, diare, numri i urinimeve
  • Aktivitetet
  • Ilaçet qe perdor
  • Ekspozimi ne diell ose nxehtesi

Diagnoza:

Simptomat

lehte (<3%e e peshes trupore humbet)

mesme (3-9% e peshes humbet)

rende(>9% peshes humbet)

Gjendja mentale

Normale

E acaruar e lodhur

Ne shok

Rrahjet e zemres

Normale

Normale-e larte

Te shpeshta ose te dobet

Pulsi

Normale

Normale-i ulet

I dobet

Frymemarrja

Normale

Normale-e larte

E larte,Takipneik

Syte

Normal

Te futura

Shue te futura

Fontanelat(pjesa poshte syve)

Normale

Pak te futura

Shume te futura

Lotet

Normale

Normale-te pakesuara

Ska

Membranat mukozale

Te lagura

Pak te thata

Shume te thata

Elasticiteti I lekures

normale

Pergjigja e lekures<2 sek

>2 sek

Kembet

Te ngrohta

Pak te ftohta

Ngjyre blu

Trajtimi:

Hidratimi i lehte
Pacientet me dehidridm te lehte ose te mesem duhen inkurajuar per te filluar nje diet te pershtatshme me moshen dhe marrjen e lengjeve te pershtatshme nga rruge orale. Solucionet oral per dehidrim duhet te perdoren. Femijeve duhet tu jepet nje luge te ketyre solucioneve cdo 5 minuta. Nqs nuk keni ku te blini nga keto solucione duhet te perdorni si me poshte:

  • Ne 1 liter uji shtoni 2 luge sheqer ose mjalte, nje te katerten e luges me kripe dhe nje te katerten e luges me sode buke
  • Ne qofte se nuk keni sode buke mund te shtoni nje tjeter nje te katert pra ¼ e luges me kripe
  • Ne qofte se keni atehere mund te shtoni nje gjysem gote me lenge portokalli ose ananasi ose banane te shtrydhur
  • Uji duhet te zihet por nqs femija eshte ne gjendje te keqe mos humbisni kohe duke e zier
  • Para se tja jepni femijes provojeni vete ne menyre qe te mos kete me shume kripe se kripa ne lot

 

Me solucionet orale te dehidrimit pacientet duhet te shtojne50-100 mL/kg te peshes se trupit per 2-3 ore duke filluar serish me 5ml cdo 5minuta. Femijet qe akoma vazhdojne te kene simptoma duhet tju jepet 20-mL/kg bolus izotonik intravenoz.

Konsultim:

Femijet qe paraqiten ne urgjence me dehidrim te lehte ose te mesem marrin nje rezultat te shpejte te lengjeve qe mund t’ju jepet dhe te ndihen ne shtepi. Ne qofte se dehidrimi eshte serioz atehere duhet te paraqiten te nje pediater.

  • Ne qofte se femija eshte ne shok, nuk mund te pij ose nuk mer pergjigje nga terapia intravenoze atehere mund te kete abnormalitete serioze(probleme) dhe per kete duhet konsultuar pediatri.
  • Ne qofte se acidoza renale ose probleme me veshkat apo endokrine dyshohet duhet te konsultohet mjeku specialist.

Ilaçet

Gastroenteriti akut nuk ka nevoje per terapi me antibitike pasi sherohet vete me kalimin e kohes. Rastet infeksioze kronike te diarese mund te kerkojne perdorimin e ilaceve antimikrobiale.ilacet kundra diares nuk rekomandohen.

Kur dehidrimi shkaktohet nga semundje si diabeti ose sepsis, ilacet perkatese duhet te fillohen sa me shpejt te jete e mundur

Ne literaturen e mjekesise urgjente shtohet se mund te perdoret nje doz e vetme ondansetron ne kombinim me rehidrim oral per pacientet me dehidrim, perzierje ose te vjella.

Megjithate perdorimi i antiemetikeve(ilacet per te vjella)ku nuk duhet te largoj zevendesimin e lengjeve.

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.


www.mjeksia.net on Facebook

Adriadent on Facebook




Shpërndaje
Follow us on Twitter