FAQJA KRYESORE

C’eshte astma?

Astma eshte nje semundje inflamatore kronike e rrugeve te frymemarrjes, pavaresisht nga graviteti i saj.

Astma eshte nje nga semundjet kronike me te shpeshta ne bote, e cila imponon nje barre te rendesishme sociale si te femijet, ashtu edhe te te rriturit.

Astma eshte nje semundje e trajtueshme dhe e parandalueshme.

Inflamacioni bronkial ne astme perfshin nje sere mekanizmash, si faktoret personale qe perfshijne predispozicionin gjenetik, ashtu dhe faktoret e mjedisit(alergenet brenda dhe jashte shtepise ,infeksionet virale te rrugeve te frymemarrjes, etj)

Shenjat e astmes

Diagnoza klinike e astmes shpesh bazohet ne shenja te tilla si marrja e frymes episodike,fishkellima dhe shterngimi i gjoksit.

Ne vendosjen e diagnozes ndihmon shume karakteri sezonal i shenjave te astmes dhe nje histori pozitive familjare per astme ose semundje te tjera alergjike.

Diagnoza dhe diagnoza diferenciale e astmes

Duhet te theksohet se vendosja e diagnoses se sakte te astmes eshte e domosdoshme, per te marre terapine e duhur medikamentoze.

N.q.s nje i semure ankon per marrje fryme qe sa vjen e rendohet ose shfaqet here pas here duhet te vizitohet tek mjeku per te perjashtuar dhe diagnozen e astmes.

Shume paciente perpara se te konsultohen me mjekun tolerojne shenja respiratore te perseritura. Kjo con me diagnostikimin me vonese te astmes dhe rendimin e gjendjes te te semurit.

M.q.s astma si shkak i fishkellimes eshte me e shpeshta duhet te kemi parasysh gjithmone thenien: ”Te gjitha gerhitjet (fishkellimat) jane astme, deri sa te provohet dicka tjeter.

Astma eshte nje nga shkaqet me te shpeshta te shenjave te semundjeve te aparatit te frymemarrjes, por ka dhe semundje te tjera qe japin shenjat e astmes si infeksionet respiratore akute, sidomos ne femijet, inhalimi i trupave te huaj, semundjet kronike te mushkerive etj.

Parandalimi i astmes

Astma eshte nje semundje kronike me ndikim te rendesishem mbi te semuret, mbi familjet e tyre dhe shoqerine. Megjithese nuk ka nje mjekim kurues per astmen, manaxhimi i drejte shpie me shpesh ne kontrollin e kesaj semundjeje.Bashkepunimi me mjekun eshte nje tregues i rendesishem per mbajtjen nen kontroll te shenjave te semundjes.Ndalohet duhanpirja aktive dhe pasive.

Te ndalohet ose te pakesohet ekspozimi ndaj faktoreve alergjike qe shkaktojne astmen si pluhurat e shtepise, ushqimet dhe konservantet ushqimore, alergenet e tjere te zakonshem etj.

20 PERSONA KANE PASUR PYETJE, KOMENTE APO SUGJERIME. PO TI?

  1. pajtim thote:

    ket faqe te internetit e vizitova tani per te paren here jo qe nuk kom pas deshir po nuk jom ra neta edhe pse e kom lyp shum. une jom nje nxanx i shkolles se mesme se mjeksis ne pejne vitin e 1-re dashta ni pytje nese pranohet lidhur me astmen a asht astma edhe mbushja e mushkrive me uj?kom deshir ta ktheni ni pergjigjje ju faleminderit

  2. banago thote:

    Pershendejtje Pajtim!

    Na behet shume qejfi qe e gjete me ne fund nje faqe ku mund te besh pyetje dhe te marresh informacionet e fundit per mjeksine.

    Ajo qe deshe te te thoja eshte qe te perpieqesh te shkruash sa te mundesh ne gjuhes standarte sepse na e ben te veshtire punen te te kuptojme, edhe pse komnti i mesiperm eshte i kuptueshem.

    Nje version me standart i asaj qe ke shprehur me larte do te ishte:
    Kete faqe interneti e vizitova tani per te paren here, jo qe nuk kom pas deshire, por nuk e kam ndeshur me pare edhe pse e kam lypur shume. Une jam nje nxenes i shkolles se mesme te mjeksise ne Peje, ne vitin I. Dasha te pyesja nese pranohet lidhur me astmen. A eshte astma edhe mbushja e mushkrive me uje? Kam deshire te ktheni nje pergjigjje, ju faleminderit!

    Per pergjigjen e pyetjes tende do merren kolegete e tjere qe fushes. Faleminderit qe u bete pjese e vizoitreve tane dhe mos harroni te na vizitoni shpesh

  3. nadire thote:

    Pershendetje Pajtim

    Persa i perket pyetjes tuaj: “A eshte astma edhe mbushja e mushkerive me uje?”

    Do te doja te sqaroja se si e kuptoni ju “mbushjen e mushkerive me uje”?

    Neqoftese e keni fjalen per mbushjen e mushkerive me uje nga aspirimi i ujit ne rastin e mbytjeve ne uje, ne kete rast kemi te bejme me nje bllokim mekanik te rrugeve te frymemarrjes qe pengon mekanikisht futjen e ajrit ne mushkeri duke dhene veshtiresi deri ne pamundesi per te marre fryme dhe nepermjet ketij procesi edhe marrjen e oksigjenit.

    Pra sic dhe e keni lexuar ne artikull ne kete rast nuk kemi te bejme me astma.

    Kurse ngushtimi i rrugeve te ajrit dhe trashja e ketyre rrugeve ne te gjitha nivelet e rrugeve te ajrit jane pasoje e fenomeneve inflamatore qe ndodhin ne semundjen e astmes.

    Ju falemnderit

  4. pajtimi thote:

    mbushjen e mushkrive me uj e kuptoj kur mbushen me uj nga ambienti ijashtem per rreth mushkrive dhe qe heket me ineksione kom ket rast dhe po per at e kom ber ket pytje.dashta me te vet se a asht e sherushme dhe a ndimon nesherim bjeshka apo deti ne ket far lloj semundje.sdi sa kom qen i qart ju faleminderit.

  5. pajtesa thote:

    pershendtje :
    me ate qe eshte then me lart ne lidhje me astmen nuk e kuptova se si eshte patogjeneza e kesaj semundjeje !
    diagnoza qe ju na e keni treguar me sakt ngjajson me nje anamneze ose me shenjat klinike te kesaj semundjeje, por a ka raste kur nuk mund te verifikohet sakt se per cfar semundjeje behet fjal ose te dyshohet ne disa semundje?
    ne keto raste cfar diagnoze perdoret?
    Besoj se jam e qart / pres nje pergjigje…

    ju pershendes nga struga :)))

  6. nadire suma thote:

    Pershendetje Pajtesa
    Artikulli per astmen qe eshte botuar eshte nje permbledhje e shkurter e te dhenave per astmen, per te informuar te interesuarit per shenjat e astmes,shkaqet etj. Astma eshte nje semundje komplekse dhe per patogjenezen dhe diagnozen e saj ka mjaft libra dhe teori.
    Ky artikull modest mendoj ka te beje me sensibilizimin e te semureve qe vuajne me marrja e frymes ,per ti bere ato qe te kerkojne sa me pare ndihmen mjekesore.Eshte mjeku specialist gjithmone qe do te vendose per te semurin a ka astma bronkiale apo jo.
    Falemnderit

  7. luljeta thote:

    pershendetje,jam luljeta dhe jam e interesuar te di dicka me shume rreth ujit ne mushkeri.Kam deshire ta di cilat jane simptomat fillestare dhe shkaktaret e ujit ne mushkeri.falemnderit per mirekuptim pres pergjigjen.

  8. lili thote:

    pershendetje,komplimente per faqen tuaj me pelqen shume ,desha te ju pyes djali im imbush 5 vjet ne tetor kaspazem ,ende nuk asht definu dg,por supozohet se ka asthma alergica pasi Ige eshte shume e larte 389,kam perdore shume terapi po pa sukses ,tash eshte duke e marrur sirupin Zaditen “novartis”ka edhe dermatit ne brryla dhe gjunj,qka mendoni per dg e metejme ju pershendet nje nene e brengosur

  9. Nadire thote:

    Pershendetje Lili
    Mendoj se djali juaj duhet te vizitohet tek nje mjek alergolog per te percaktuar natyren dhe shkaqet e alergjise qe ka ky femije dhe per te marre mjekimin perkates.
    Faleminderit
    N.Suma

  10. Dren Bytyqi thote:

    Tung,

    Jam 31 vjeqar dhe kam disa pyetje ne lidhje me problemet e frymemarrjes.

    Mua me paraqiten problemt e frymemarrjes sipas kohes pra me se shpeshti koha para se te bie shi dhe pasi te bie shi por edhe herave tjera. Nuk kam probleme non stop pro kohe pas kohe dhe ndonjehere kaloj me lehte e ndonjehere kam edhe probleme me te medhaja por qe me kalojne.

    Desha me pyet a eshte kjo astme apo eshte ndonje faze e hershme e saj dhe a kam nevoje me u kontrollu te mjeku dhe nese po te cili.

    Ne fund kam edhe nje pyetje.Kam degjuar per disa veze sheruese te Shkutëzave Japoneze te ciat po sherojshin shume semundje nder to edhe astmen qe nga fazat fillestare e deri ne fazat me te larta.A keni degjur ju per keto veze dhe a mendoni se perdorimi i tyre mund ti sheroj keto semundje.

    Flm per mirekuptim.

    Pershedetje,

  11. Nadire Suma thote:

    Pershendetje Dren
    Mendoj se duhet te vizitohesh tek mjeku i familjes me pare,i cili ne baze te konkluzioneve te nxjerra nga vizita mjekesore mund te te trajtoje vete ose te dergoje tek mjeku specialist perkates.
    Per vezet sheruese te Shkutezave Japoneze nuk kam degjuar ndonjehere.Para se ti perdorni ato do te ishte mire qe te konsultoheni me mjekun tuaj
    Ju falemnderit

  12. luan thote:

    pershendetje!

    Une kam nje shqetesim qe me eshte shfaqur perpara nje viti.nuk mbushem dot me fryme dhe kjo me ndodh gjate gjithe dites.kam bere te gjitha ekzaminimet e nevojshme,kam bere kontrollin e mushkerise ,kam bere radiografi,kam bere scanerin dhe me ne fund me kane vene nje diagnoze: astma bronchiale. me kane dhene nje spray qe quhet berotec qe ta marr dy here ne dite.pyetja ime eshte se kjo me eshte shfaqur para nje viti dhe une nuk kam qene asmatik.keta nuk me sqarojne me teper thjesht me thone astma,kaq.mua naten nuk me mundon dhe flej gjithe naten pa asnje shqetesim kurse diten gjithe diten nuk mbushem fryme .do te isha shume mirenjohes nese me sqaroni ne lidhje me kete se nuk jam i qete dhe po me bezdis shume.

  13. gresa thote:

    Une jam 25 vjeqare, mua shpesh me ndodh qe te mos mundem te ngihem frym kam shkuar ne shum mjek specialistm dhe diagnoza me eshte then baza psiqike, a mund te jet kjo e sakt apo ndoshta duhet te hulumtoj me teper rreth kesaj qeshtje, mos eshte ndonje alergji

  14. xhulia thote:

    ju pergezoj per kete web faqe, por ju kisha lutur mak me gjat per kete semundje astmen,, cilet jan ata faktor qe ndikojn ne zhvillim e kesaj semundje? si duhet te parandalohet kjo semundje? a ekziston mundesia qe kjo semundje te jet trasheguese?,,nese po a mundte qe te mos bohet trasheguese te largohet te mos paraqitete tek pasardhesit?

  15. Shpati thote:

    Pershendetje,
    Kam deshire qe sipas mundesis te marr sqarime dhe shpjegime sa me te sakta per :
    a) Menyra e sherimit te astmes bronhiale alergjike,
    b) Barnat kryesore dhe me efikase per parandalimin e sulmeve stmatike si dhe rregullimin normal te jetes, konkretisht te shendetit.
    c. Po u njohtoi se tek une gati cdo ushqim i pa zier shkakton alergjine bronhiale, zenjen e frymemarrjes, shtrengim ne gjoks, si dhe komplikime tjera.Shkaktar te alergjeneve jane edhe ushqimet, perktesisht pemet e tharta, si dhe ushqimet faroze, si kikiriket, arrat, lajthite etj.Kerkoj falje per kete shtese.

  16. drenusha thote:

    Pershendetje desha edhe un nje pyetje per astmen.E kam motren 4 vjeqare dhe ajo çdo muaj semuret nga kjo semundje dhe poashtu e ka frymarrjen shum te shpesht dhe ka nje rrahje shum te madhe ne gjoks dhe pa perdorur inhalim ajo nuk sherohet a mund te ndodh qe kjo semundje ta percjell edhe gjat rritjes dhe te jet e mvarur nga inhalimi…Ju faliminderit…!!!

  17. Mirja thote:

    Pershndetje juve ju pergezoj per kete faqe eshte mjaft e mir,vetem fjal te mira kemi per web.faqen tuaj.Kam deshir qe te marr diqka ndonje info.me teper per Paradontopatin,pasi edhe studjoj stomatologjin pom nevojtitet te dij diqka me teper per kete “Term”ok tung ju deshiroj te gjitha te mirat pun te mbarë.

  18. Mihrije Telaku thote:

    Ju pershendes perzemersisht
    dhe njeherit ju deshiroi suksese ne kete lami.Desha te ju beje nje pyetje rreth problemit tim.Jam38vj dhe vuaj nga bronhiti akut,mirepo dyshoi me teper ne astmen sepse te gjitha shenjat ju qe i ceket tek astma gati ashtu edhe une ndihem,kam frymemarrje te veshtiresuar,fishkellim ne gjoks dhimbje te kohepaskohshme sa qe ndonjeher me duket se shum afer e kam vdekjen.Kam qen konsumuese e duhanit por tani nuk e konsumoj si perpara po prap ndonjeher e ndezi edhe pse po e di qe shkaktari i te gjitha problemeve asht ky.Ju lutem me jepni nji keshille se qfar duhet te perdor dhe ku te drejtohem per ndihme,ose qfar te perdori qe ta stabilizoi gjendjen time.Sepse jam ne stres te madh dhe gjithmon po e mendoi se me eshte afruar vdekja.Ju pershendes perzemersisht nga Prizreni 27.4.2008

  19. Vlora Morina thote:

    Pershendetje te ngrohta per rubriken tuaj,ju deshiroi suksese ne kete aspekt.Deshiroi te dij me shume rreth semundjes se bronhitit akut dhe nese je duhangji a mund te vjen deri te kanceri i mushkerive,pra nga bronhiti ne kancer,ju lutem ma ktheni pergjigjjen sepse jam konsumuese e duhanit.Vlora nga GJilani.

  20. tina thote:

    Tung,me pelqeu pa mas rubrika e juaj ,sidomos ne fillim qe keni kthyer pergjigjjet,por tani kam nji kritik per ju stafin
    sepse sa pash kish ende pyetje pa pergjigjje.Besoi se nuk ju ngelet hatri sepse pos lavdatave keni edhe kritika
    .Edhe me intereson se sa kohe ju duhet per ta kthyer nji pergjigjje,ju pershendes ngrohtesisht ju faleminderit per mirekuptim.

Shkruaj një koment

Ju lutemi, shkruani shqipe standarte, ndajini idete ne paragrafe dhe jini te qarte.


www.mjeksia.net on Facebook

Adriadent on Facebook




Shpërndaje
Follow us on Twitter