FAQJA KRYESORE

biberoni

Gati të gjithë fëmijët lindin me refleksin e thithjes edhe pse ndonjëherë ka fëmijë, të cilët
duhet t’a mësojnë atë. Në këto raste nëna e re duhet të ketë durim dhe të kërkojë ndihmë nga infermierja. Pas disa përpjekjesh, fëmija pa dyshim do të fillojë të thithë në mënyrë të përshtatshme.

femije-ne-spital
Ajo që ju befason më tepër janë përmasat e vogla të fëmijës suaj, sasia e flokëve te tij, trupi i rrudhur, koka e shtypur dhe vështrimi i papërfillshëm. Por mos u shqetësoni, gjithçka është në rregull. Pas disa javësh do të duket shumë i ëmbël. Jepini kohë që t’i tejkalojë disa rrethana te zakonshme që paraqiten te të porsalindurit.
Së shpejti do të shndërrohet në një fëmijë të ëmbël dhe të lezetshëm, me një fytyrë të vogël, të buzëqeshur dhe sy të hareshëm. A nuk është kjo ajo që keni pritur?